Ndërtimi i një qendre shpërndarëse të gazit në Bullgari do të çojë deri në rritjen e të ardhurave dhe të standardit të jetës së popullsisë. Këtë e deklaroi ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova në tryezën e rrumbullakët, në të cilën u prezantua koncepti për ndërtimin e qendrës shpërndarëse të gazit “Ballkan”. Kur të diversifikohen burimet e gazit natyror, do të mund të flitet për liberalizimin e tregut dhe për një konkurrencë reale, nënvizoi Petkova. Sipas saj, realizimi i qendrës shpërndarëse të gazit do t'i sigurojë Bullgarisë dhe të gjithë regjionit sigurim të furnizimeve dhe mundësi për çmime konkurruese, që do të thotë dhe një ekonomi konkurruese.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..