Ndotja e ajrit është tema kryesore e ngjarjeve të sivjetshme nga programi i Ditës Botërore të Mjedisit-5 qershor. Sipas fjalëve të ministrit të ekologjisë Neno Dimov, në Bullgari ka përparim sa i përket luftës me ndotjen e ajrit. Sipas tij i gjithë rajoni verilindor i vendit u përgjigjet normave për cilësi, kurse qytetet Dobriç, Varna dhe Devnja tanimë janë jashtë procedurës penale mbi këtë çështje, e cila na është imponuar nga Komisioni Evropian. Dimov mendon se akoma nuk mund të flitet për heqjen e saj të plotë, me qenë se 17 qytete tek ne, akoma nuk u përgjigjen standardeve, më në veçanti sa u përket grimcave fine të pluhurit.
Mbi 50 janë iniciativat në të gjithë Bullgarinë, me të cilat Ministria e Mjedisit dhe e Ujërave dhe strukturat e saj regjionale e shënojnë këtë ditë - ekspozita të pikturave për fëmijë, marshime me nxënës, stërvitje në lëmin e ekologjisë. Një aksent në programin e Ministrisë për 5 qershorin është ekspozita “Inovacione për cilësinë e ajrit”, organizuar bashkërisht me Bashkinë e Kryeqytetit, në të cilën kompani bullgare do të paraqesin vendimet e tyre inovative. Shfaqjet e ndryshme të cilat kanë për qëllim të angazhojnë qytetarët me kauzën e rëndësishme sociale do të vazhdojnë deri më 12 qershor.
Parku Jugor në Sofje është mikpritës i festivalit ekologjik, organizuar nga Fondacioni “Shkenca për natyrën”. Demonstrata të ndryshme do të tregojnë sesi ajri i ndotur ndikon mbi jetën dhe shëndetin tonë dhe si të pakësojmë kontributin tonë personal ndaj ndotjes së tij. Çdo një i cili dëshiron mund të bëjë një analizë për të kuptuar nëse mushkëritë e tij funksionojnë normalisht. Ndotja e ajrit ka një ndikim të dëmshëm mbi natyrën, prandaj ekspertët do të japin mësime sesi t’i dallojmë pemët e sëmura dhe të drejtojmë sinjale deri tek institucionet kompetente. Për një diagnozë më të saktë të sëmundjeve është e domosdoshme një teknikë e specializuar sirezistografdhearbotom. Këto janë pajisje elektronike për studimin e gjendjes së pemëve të gjalla përmes sinjaleve të tingujve pa u shkelur tërësia e kores. Ato japin mundësi të përcaktohet gjithashtu ekzistenca e procesit të kalbjes dhe aftësia e pemës për ta përballuar këtë problem.
Gjatë gjithë ditës organizata, të cilat merren me përdorimin e veshjeve të përdorura dhe me prodhime të tjera të tekstilit, do t’u tregojnë qytetarëve dhe miqve të kryeqytetit si t’u japin një jetë të re veshjeve dhe sendeve të tyre, pa e dëmtuar mjedisin ose cilësinë e ajrit.
5 qershori është shpallur Ditë Botërore e Mjedisit me vendimin e marrë në sesionin e 27 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Stokholm më 15 dhjetor 1972, kur është miratuar dhe deklarata për mjedisin. Dokumenti është i njohur si marrëveshja e parë ndërkombëtare për parimet, mbi të cilat do të realizohet mbrojtja ekologjike e planetit. Në po këtë sesion është krijuar një organizatë e re në kuadrin e OKB-së - UNEP, nën patronazhin e së cilës organizohet dhe Dita Botërore e Mjedisit. Çdo vit më 5 qershor jepet dhe çmimi i OKB-së në fushën e mjedisit dhe të zhvillimit - Global 500. Mbajtës të tij deri në këtë moment janë kryeministra, ministra, politikanë dhe figura shoqërore të cilët kanë kontribuar për ruajtjen e mjedisit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..