"Politika për zhvillim është një pjesë e pandarë e politikës së jashtme të Bullgarisë që nga viti 2011 dhe është rregulluar me një dekret të qeverisë për pjesëmarrjen e vendit në bashkëpunimin ndërkombëtar" – na shpjegoi Radko Vllajkov, Ambasador i Bullgarisë në Serbi, në një intervistë për Radio Bullgarinë.
"Kjo politikë ishte iniciuar nga angazhimet tona si shtet-anëtar i BE-së në përputhje me Marrëveshjen për funksionimin e BE-së dhe me Marrëveshjen për BE-në. Angazhimi i dytë është rrjedhojë e detyrimeve tona ndaj Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), pa qenë Bullgaria anëtar me të drejta të plota. Politika për zhvillim u është drejtuar shteteve, të cilat e kanë deklaruar orientimin e tyre ndaj integrimit evropian dhe ndaj BE-së, ose atyre, të cilët po nisin në këtë rrugë. Ato janë ndarë në dy grupe – në njërin janë vendet nga Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, vendet, për të cilat Bullgaria bëri shumë gjatë disa viteve të fundit në aspektin politik. Në grupin e dytë janë ato nga regjioni i Detit të Zi – Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Armenia. Ndihma financiare, të cilën e livrojmë nga buxheti i vendit, kontribuon për realizimin e qëllimeve të këtyre shteteve."
Ambasadori Vllajkov na shpjegoi se mekanizmi i kërkimit dhe dhënies së ndihmës për zhvillim është i thjeshtuar. Procedura e pranimit dhe seleksionimit të ofertave për projektet zhvillohet në çdo një ambasadë bullgare.
"Kriteret janë lidhur me zhvillimin e vendeve të veçanta dhe me prioritetet e Bullgarisë në këto shtete. Vetë bashkëpunimi dhe ndihma për zhvillimin janë një instrument i rëndësishëm demokratik. Në të njëjtën kohë mënyra, në të cilën ai realizohet është lidhur me një transparencë të madhe, nënvizoi z. Radko Vllajkov. Gjatë disa viteve të fundit u realizuan shumë projekte në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të rajonit të Detit të Zi. Përpjekjet tona janë përqendruar te reformat, që ato po realizojnë në rrugëtimin drejt BE-së. Ne i përkrahim proceset demokratike dhe zhvillimin e llojit të ndryshëm të strukturës sociale, thotë diplomati dhe vazhdon:
"Për vitin 2018 vlera e përgjithshme e ndihmës sonë në të gjitha shtetet është rreth 3 600 000 leva. Kjo është rreth 0.08 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Rreth vitit 2030 ajo duhet të arrijë 0.33 për qind prej PBB-së së Bullgarisë. Në Serbi në fillim të vitit ishte organizuar një sallë e përbashkët pritjeje e avokatëve të popullit të Bullgarisë dhe të Serbisë në Caribrod. Ata pranonin qytetarë, shumica prej të cilave me origjinë etnike bullgare. Kështu qe përpjekjet tona nga njëra anë i janë drejtuar forcimit të tipit të ndryshëm të institucioneve demokratike, ndërsa nga ana tjetër – kanë qëllim të mbrojnë interesat e pakicës sonë. Në vitin 2018 projektet në Republikën e Maqedonisë së Veriut u ishin drejtuar perspektivave të saj për anëtarësim në NATO dhe BE. Gjatë vitit 2019 janë parashikuar më shumë mjete pikërisht për këtë vend. Sivjet një prej prioriteteve të Bullgarisë në bashkëpunimin për zhvillim me Shqipërinë është ndërtimi i rrugës së asfaltuar mes Bilishtit dhe fshatit Vernik me vlerë 1 120 000 leva, rrugë kjo e cila është me rëndësi të madhe për zhvillimin e regjionit, ku banojnë kryesisht bullgarë etnikë. Projekte konkrete për rreth 1.5 mln ka edhe në shtetet e regjionit të Detit të Zi. Ai në Moldavi është për pajisjen e Administratës Rajonale të Arsimitnë Tarakli – një rajon, ku gjithashtu ka pakicë kombëtare bullgare. Në Ukrainë janë livruar mjete për një portal për sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë, në Gjeorgji – për akses tek arsimi cilësor, në Armeni – për integrimin social të fëmijëve me çrregullime. Në çdo një prej këtyre shteteve përpiqemi të gjejmë sferat, të cilat kanë nevojë për përkrahje, që të zhvillohen shoqëritë dhe të afrohen me kriteret, të cilat mund ta bëjnë të mundshëm anëtarësimin e tyre në BE – tha në përfundim Radko Vllajkov, ambasador i Bullgarisë në Serbi.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..