Kompania franceze “Framatome” do të përpiqet të sigurojë financimin e ¼ prej pjesës teknike të centralit atomik “Belene”. Jemi gati të marrim pjesë me vëllimin e veprimtarive që nga viti 2012, kur u ndalua projekti dhe do të sigurojmë mirëmbajtjen përkatëse, bëri të ditur përfaqësuesi i “Framatome” Stanisllav Georgiev, pas një takimi në Ministrinë e Energjetikës. Francezët ishin nënekzekutuesi kryesor i firmës ruse “Atomstrojeksport”, e cila atëherë u zgjodh të ndërtojë centralin atomik “Belene”. “Framatom” do t’i përgjigjet ftesës bullgare për pjesëmarrjen në procedurën për investitor të ri strategjik, por ende nuk është e qartë forma e pjesëmarrjes së tyre, tha Stanisllav Georgiev.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..