Në takimin e javës së parë në kuadër të forumit ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg, presidentët e Rusisë dhe të Bullgarisë shqyrtuan zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale. Vlladimir Putin shënoi se ato “vazhdimisht rinovohen”, kurse Rumen Radevi - se lidhjet shekullore historike, kulturore dhe shpirtërore midis të dyja vendeve supozojnë një bashkëpunim shumë më aktiv në ekonomi, energjetikë dhe kulturë.
Përpara më shumë se 1 viti, në bisedimet e veta të zhvilluara me Rumen Radevin në Moskë, kreu i shtetit rus pati uruar “një rinovim të marrëdhënieve ruso-bullgare në një format të plotë”. Vlerësimet e fundit të udhëheqësve shtetërorë tregojnë se ka përparim në marrëdhëniet, por mbeten shumë pengesa serioze politike për zhvillimin e tyre.
Një dëshmi për këtë është dhe mosmarrëveshja e të dyve në debatet në forumin në Shën Petersburg, të cilin disa medie e kualifikuan si “ndeshje”. Putini mbrojti tezën se Bullgaria ka humbur nga ndalimi i projektit për gazsjellësin “Rryma Jugore” për transit të gazit rus përmes territorit të saj. Sipas tij, vendimi për ndalimin e projektit nuk ka qenë sovran, kurse çmimi, të cilin po e paguan Bullgaria për të, janë investimet e humbura në “Rrymën Jugore”. Radevi përsëriti se nuk mund të pajtohet me pohimin se sovraniteti i Bullgarisë është i kufizuar, sepse “Rryma jugore” qe jo vetëm bullgare , por dhe një projekt evropian , kurse vendimi për të është i përbashkët. Politikat më të reja energjetike të Bashkimit Evropian, anëtare e të cilit është Bullgaria, kanë qëllim diversifikimin dhe aftësinë konkurruese të furnizimeve energjetike, kurse ato sipas Radevit krijojnë mundësi për zgjerimin e pranisë së Rusisë në tregjet e gazit në Evropën Juglindore dhe Qendrore. Kjo rrethanë, mendon udhëheqësi bullgar i shtetit, imponon t’i kërkohet përgjigje pyetjes se si në kushtet e reja bashkëpunimi strategjik i Bullgarisë me Rusinë do të vazhdohet.
Gjatë kohës së vizitës së Presidentit në Rusi u duk qartazi dhe njëdivergjencë e madhe në çështjet e partneritetit strategjik në energjetikë. Radevi apeloi për një qasje dhe mekanizma shumë më të zhdërvjelltë sa u përket marrëveshjeve për furnizime afatgjata të resurseve energjetike, aktualizimin e tyre dhe uljen e çmimeve. Kështu presidenti dha të kuptohet se po pret një ndryshim në politikën e çmimeve të Rusisë gjatë furnizimeve të gazit për në Bullgari, por Putini u përgjigj se çmimi i gazit natyror është i lidhur me çmimin e naftës dhe është i “drejtë”.
Komentimi i çështjeve të çmimeve në nivelin e udhëheqësve shtetërorë i përshtatet më tepër nivelit qeveritar dhe atij të ekspertëve. Disa vëzhgues politikë komentojnë se në forume të tilla ekonomike, si ai në Shën Petersburg, do të ishte mirë që presidenti Radev të ishte i shoqëruar nga ministrat e energjetikës, të turizmit dhe të ekonomisë, të cilat janë sferat më të mëdha në marrëdhëniet e punës midis të dyja vendeve.
Nga takimi i Vlladimir Putinit me Rumen Radevin në Shën Petersburg në fund të fundit u duk se në nivelin më të lartë politik ka vendosmëri për një dialog konstruktiv në drejtim të rivendosjes së marrëdhënieve tradicionalisht të mira, por rivendosja e tyre “në format të plotë”, e uruar nga udhëheqësi i shtetit rus përpara 1 viti, akoma nuk është realitet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..
Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por..