Që nga janari deri në prill të vitit 2019 nga Bullgaria janë eksportuar mallra me vlerë 9, 542 mlrd euro, që është me 9.5 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Importi deri në prill ka qenë 10, 536 mlrd euro dhe gjithashtu konstaton rritje me 4.6 për qind, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Statistikave. Saldoja e përbashkët e jashtme tregtare është negative dhe është 995 mln euro. Për periudhën e njëjtë eksporti për BE-në rritet me 7 për qind dhe është 4, 912 mlrd euro. Importi i bashkësisë po rritet me 0.3 për qind dhe tejkalon 5 mlr euro. Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë jashtë BE-së janë Turqia, Kina, Serbia, SHBA-ja, Rusia dhe Maqedonia e Veriut, të cilët formojnë 51.9 për qind prej eksportit për vende të treta. Në këtë grup më i madh është vëllimi i mallrave të importuara nga Rusia, Turqia, Kina dhe Egjipti.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..