“Qeveria po vazhdon me prioritet me programin e investimeve në infrastrukturën hekurudhore. Treni kursen energji, është një transport 100% i pastër ekologjik”, vuri në dukje kryeministri Bojko Borisov, i cili u bëri një inspektim remonteve dhe punimeve ndërtimore në bazë të projekteve nga Rrjeti Trans-Evropian i Transportit (TEN-T). Në bazë të projekteve do të modernizohen përgjithësisht 400 kilometra nga infrastruktura hekurudhore kombëtare. Me këto investime pritet të lehtësohet trafiku nëpër autostrada.
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..
348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets -..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut..