Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Samokov - qytet i traditave të Rilindjes

Në të kaluarën jo të largët qyteti Samokov ka qenë i njohur si një qendër e kulturës, e arsimit dhe e zografëve të njohur. Por, shtytjen kryesore në zhvillimin e tij e dha prodhimi i hekurit, i njohur në rajon nga mesi i mijëvjeçarit të parë para Krishtit. Hekuri ka qenë i vlefshëm, sepse nuk ka zënë ndryshk dhe e kanë kërkuar për punimin e spirancave për ankorim, të instrumenteve të ndryshme dhe të armëve. Kjo e ka bërë një produkt të shtrenjtë, në prodhimin e të cilit ka qenë e angazhuar popullsia vendase e meshkujve kundrejt të ardhurave të mira.

Aty ku ka para dhe qarkullim të parave krijohen kushte për zhvillimin e kulturës shpirtërore dhe për prosperitet. Atëherë zhvillohen dhe zanatet, gjë e cila kushtëzon dhe lulëzimin e vendbanimit - tregon Veselin Haxhiangjellov, drejtor i Muzeut Historik në qytetin Samokov. - Qyteti Samokov është në një rajon udhëkryq, në të cilin përzihen disa grupe kombëtare, të cilët kanë gërshetuar menyrë të ndryshme të të menduarit dhe kulturë. Feja po kështu ka ndikuar - në rajon janë gjetur më shumë se 12 kisha nga periudha e krishterimit të hershëm, të datuara nga shekikt 4-6. Qyteti gjendet midis qendrave të manastireve të mëdha të Bullgarisë. Gjatë periudhës së shekujve 12-13 krahina e qytetit Samokov bie në arealin e të ashtuquajturit Mali i Vogël i Shenjtë  i rrethit të Sofjes. Vëllazëria e murgjve e cila ndërton kisha dhe manastire në malet Vitosha, Pllana, Verilla dhe Rilla ndikon mbi  zhvillimin e tërësishëm. Nga njëra anë vrulli i krishterë, i cili në kushtet e sundimit turk paraqitet si një element bazë për ruajtjen e identitetit dhe të besimit, kurse nga ana tjetër-mundësitë e mira ekonomike, janë premisa serioze që qyteti të kthehet në një qendër shpirtërore dhe kulturore.

Që nga viti 1557 deri në vitin 1907 qyteti Samokov është qendra e dioqezës, e cila luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës dhe të shpirtit bullgar. Që atëherë datojnë dhe 5 kishat ekzistuese në qytet. Prosperiteti paracakton dhe zhvillimin e veprimtarisë arsimore. Vijnë mësuesit e parë - Neofit Rillski, i cili është dhe sekretar i mitropolitit Ignatij, Gjyshja Nedelja Karaivanova - mësuese dhe revolucionare, Zaharij Krusha - autor i letërsisë mësimore dhe rilindëse, Dimitër Bllagoev - me një kontribut të madh në metodikën për arsimin në lexim dhe shkrim.

Në fund të shekullit të 18 lind Shkolla e Pikturimit të Ikonave e qytetit Samokov, themelues i së cilës është Hristo Dimitrov,  paraardhës i fisit të ikonografëve Dospejski dhe baba i piktorit të parë i cili ka krijuar pikturën laike - Zaharij Zograf. Deri tek piktori i fundit, Mihall Bellstrojnev (1858-1923), në vazhdim të 170 vjetëve  janë të njohur rreth 100 piktorë, pjesa më e madhe prej tyre zografë. Krijime të tyre ruhen në muzetë në Moskë, Jerusalem, në Malin e Shenjtë. Kjo shpërndarje e gjerë e shembujve të Shkollës së qytetit Samokov ka imponuar mendimin se ajo është më e madhja dhe më e konsiderueshmja.

Një fis tjetër piktorësh /zografësh/ është i Dospevskit, ku Stanisllav Dospevski është piktori i parë me  arsim akademik. Paraardhësi i fisit Obrazopisovi - Ivan  është autor i portretit të parë rilindës nga viti 1829. Zografët e Samokovit kanë udhëtuar, kanë kontaktuar dhe me piktorë  dhe zografë të tjerë, të cilët kanë punuar në kisha dhe manastire në Serbi, Maqedoni, Aton. Në Muzeun Historik  në qytetin Samokov ruhet një pjesë nga arkivi i Zaharij Zografit dhe i Nikolla Obrazopisovit me dorëshkrime dhe shënime të tyra për mënyrën e të punuarit. Zaharij Zograf ka blerë albume italiane, që të mësojë proporcionet e anatomisë së trupit të njeriut, gjë e cila flet për interesat të cilat i ka pasur jashtë kanuneve të pikturimit të ikonave.

Qyteti Samikov është po kështu dhe qyteti, në të cilin lind dhe shtypshkronja e parë.

Gjatë vitit 1828 Nikolla Karastojanov blen një makinë shtypi nga Serbia, të cilën e importoi në mënyrë ilegale-sqaron  Haxhiangjellov. Shtypshkronjat zyrtare kanë pasur  leje nga sulltani. Janë ruajtur letra, me të cilat Nikolla dhe djali i tij Anastas bëjnë prova për të marë leje, por nuk kanë sukses. Pavarësisht nga kjo botojnë rreth 30 libra dhe shtampa të ndryshme të ikonave. Dhe në qoftë se babai është shtypësi i parë profesional, djali i tij Anastas  bëhet fotografi i parë profesional. Duke shkuar në Serbi në lidhje me veprimtarinë e shtypit njihet me fotografinë dhe hap atelie. Bëhet një fotograf i oborrit mbretëror, autor i fotografive më të njohura të veprimtarëve të njohur dhe të revolucionarëve nga e kaluara e afërt.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bg.wikipedia.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD