Më 21 qershor bota shënon për herë të pestë të radhës ditën Ndërkombëtare të jogës, të themeluar nga OKB-ja në fund të vitit 2014, me propozim të Shri Naredra Modi-kryeministër i Indisë. Tek ne, festa çdo vit është gjithnjë e më e gjerë, kurse vendet të cilat bashkohen-gjithnjë e më të shumta. Nga data 15 deri më 23 qershor në 43 vende të populluara-Sofja, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Pleven e të tjera do të festojnë me programe të veta të veçanta.
Ngjarja kryesore është më 16 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës, kurse organizatorët nga federata Bullgare e jogës, Fondacioni i Indologjisë “Lindje-Perëndim” dhe një sërë bashkorganizatorësh të tjerë kanë përgatitur një program të pasur, i cili do të zhvillohet njëkohësisht në katër salla. Hyrja për të gjitha leksionet dhe praktikat është e lirë. Fillimi është në orën 10, kurse hapja zyrtare –në orën 11, në sallën numër 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Do të marrin pjesë zonja Puxha Kapur, ambasadore e Republikës së Indisë tek ne, miq të posaçëm, përfaqësues të korpusit diplomatik, intelektualë, si dhe çdo një njeri i veçantë i cili tregon interes ndaj artit të lashtë të dijes. Ushtrimet praktike janë në të njëjtën sallë dhe do të zhvillohen nga pedagogët më të mirë të jogës tek ne. Në sallën numër 3.1, shkencëtarë do të mbajnë leksione mbi tema të ndryshme, të cilat prekin thelbin e jogës, në dy pjesë të veçanta të sallës numër 3.2 do të prezantohen praktika të specializuara për të moshuar, për fëmijë dhe për gra shtatzëne, për njerëz me të meta e të tjerë. Salla numër 10 do të mbledhë që të gjithë ata të cilët duan të njihen nga afër me shkencën holistike lidhur me shëndetin-ajurveda. Inxhinierja Anna Bakallova, pedagoge në Akademinë Kombëtare Sportive dhe anëtare e udhëheqjes së Federatës Bullgare në joga prezanton një pjesë nga pjesëmarrësit e huaj në ngjarje:
Federata bullgare në joga ka ftuar dy lektorë nga India. Njëri prej tyre-doktori Sharad Balekar do të mbajë një leksion shumë interesant për këtë sesi të zotërojmë sëmundjet kronike përmes jogës. Ai do të sqarojë se cilat janë shkaqet për këtë “mallkim modern” si alergjitë, migrena e të tjera. Sipas tij ato jo vetëm se mund të frenohen, por dhe të shërohen me joga, me qenë se metodat e mjekësisë tradicionale nuk japin një efekt përfundimtar. Ai do të prezantojë teknika me ndihmën e të cilave kjo mund të realizohet. Doktori Balekar është një dijetar i thellë, drejtor i njërit prej instituteve më të njohur për mësime në jogë-Kajvaljaxhama, motoja e të cilit është: “Të gërshetojmë dijet e lashta me shkencën moderne”. Me këtë institut shkencor Federata Bullgare e Jogës ka marrëdhënie afatgjata, shumë bullgarë kanë marrë mësime aty. Lektori tjetër është doktori Nisar Shejh, një mjek në fushën e ajurvedës, i cili ka klinikë të vet personale dhe pacientë të shumtë. Ai vjen për herë të tretë në Bullgari. Leksioni i tij po kështu është jashtëzakonisht interesant. Me qenë se është i lidhur me sëmundjet autoimune, të shpërndara jashtëzakonisht shumë në kohën e sotme. Janë të njohura mbase rreth 80 sëmundje autoimune dhe mendohet se shifrat janë duke u rritur. Doktori Shejh propozon të ashtuquajturën terapi në jogën vedike, e cila bazohet mbi mësimet e lashta, të përshtatura me njeriun modern.
Krahas me leksionet dhe praktikat, pjesëmarrësit në ngjarje do të mund të blejnë libra të shtëpive të mëdha botuese, dhurata e të tjera, do të propozohet një ushqim vegjetarian indian, ushqim kontinental vegjetarian dhe ushqim për vegën. Festa do të përfundojë me një spektakël unikal, në të cilin për herë të parë në Bullgari do të prezantohet kathakali-stili dramatik i vallëzimit më të lashtë klasik të Indisë, i cili ka lindur gjatë shekullit të 17, i cili sot ruhet vetëm në Indinë Jugperëndimore. Kathakali sintetizon muzikën, interpretimin vokal, koreografinë, pantomimën, makijazhin e vështirë, kostumet dhe maskat. Spektakli është nga ora 19.00 në sallën numër 3. Hyrja për të është po kështu e lirë.
Foto:arkiv personal
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..