Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e prapambetura sa u përket inovacioneve, kurse shpenzimet shtetërore për studime shkencore mbeten të ulëta, tregon Raporti krahasues i Komisionit Evropian. Bashkimi Evropian për vitin e katërt me radhë përmirëson pozitat e tij globale dhe për herë të parë e tejkalon SHBA-në, por mbetet prapa Japonisë dhe Koresë Jugore. Për shkak të ndërmarrjeve në sektorin teknologjik, të cilat janë duke u zhvilluar, Bullgaria po përmirëson performancën e saj në inovacione, por kjo nuk është e mjaftueshme për të kaluar në grupin e pionierëve , pohon raporti. Bullgaria mbetet ndër novatorët me kontribut të vogël në sektor falë zhvillimit në pjesën jugperëndimore dhe atë qendrore të vendit. Bullgaria Veriore dhe Lindore janë regjionet me më pak shpenzime për kërkime studimore, inovacione të brendshme dhe patenta (ndër 238 regjionet evropiane në 23 shtetet e përfshira në këtë raport).
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..