Pas mbledhjes së Këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së , të zhvilluar në Luksemburg, Ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva përshëndeti përkrahjen e deklaruar në mënyrë të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht për shkak të mungesës së kohës vendimi për nisjen e negociatave ishte shtyrë, por Zaharieva pret se Këshilli do ta shqyrtojë këtë çështje jo më vonë se tetori i 2019. “Bullgaria vazhdon të insistojë në mënyrë të bindur se vendi i Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian. Vetëm perspektiva e qartë për anëtarësim të vendeve në regjion dhe vlerat evropiane do të garantojnë qëndrueshmëri, siguri dhe prosperitet”, është e mendimit Ministrja.
Raporti vjetor i Parlamentit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE u miratua sot në Strasburg me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime. Ky është raporti i parë për përparimin e Maqedonisë..
Këshilli i BE-së për Çështje Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) i lejoi Bullgarisë dhe 14 vendeve të tjera anëtare të BE-së të shmangin përkohësisht rregullat e rrepta buxhetore, për të marrë borxh shtesë me qëllim financimin e shpenzimeve për mbrojtjen..
Anëtarësimi i plotë në BE nuk është as fundi i historisë, e as problemet nuk do të pushojnë së ekzistuari. Realizmi dhe vetëvlerësimi i drejtë duhet të jenë udhërrëfyes në marrjen e vendimeve të rëndësishme, deklaroi deputeti Toma Bikov në emër të..
Të shtunën më 12 korrik në mbrëmje, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Vera e Varnës” / Varna Summer Music Fest , pesë muzikantë virtuozë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 19°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 15°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell,..
Që nga fillimi i luftës, Bullgaria e ka mbështetur Ukrainën në mënyrë të qëndrueshme dhe të palëkundur. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë..