Gjatë vitit 2018, bullgarët kanë qenë me mundësi më të dobëta për konsum të mallrave dhe të shërbimeve në Bashkimin Evropian, tregon indeksi për konsumin real individual (AIC). Bullgaria për vit të katërt të radhës është në vendin e fundit me 56% nga konsumi mesatar për Bashkimin Evropian, derisa Luksemburgu është në krye me tregues 132%, informon Eurostat. Konsumi real individual (AIC) është matës i mirëqenies materiale të ekonomive familjare, ku statistika llogarit aftësinë blerëse dhe të dhënat për Produktin e Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë. 10 vende-anëtare kanë pasur Konsum real individual (AIC) mbi mesatarin për Bashkimin Evropian, derisa në 18 të tjerat ai është nën nivelin mesatar. Përpara Bullgarisë janë Kroacia, Hungaria dhe Rumania përkatësisht me AIC prej 63%, 64% dhe 70%.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..