“Me Bullgarinë nënshkruam marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim, e jo për probleme dhe përleshje publike. Ramë dakord se momentet e përbashkëta nga e kaluara duhet të na bashkojnë, e jo të na ndajnë”. Këtë e shkroi Kryeministri maqedonas Zoran Zaev në rrjetet sociale. “Përvojat nga komisionet historike në mbarë botën dhe Evropë tregojnë se bashkëpunimi kërkon kohë, përpjekje, durim, respekt për tjetrin dhe angazhim më të madh. Por mbi të gjitha na duhet ide e përbashkët që të ecim përpara... Për të pasur sukses duhet të piqemi së bashku, miqësia duhet të jetë e dyanshme”, janë fjalët e Zaevit.
Më herët Kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi se maqedonasit duhet ende të piqen që të fitojnë datë për bisedimet për hyrje në BE dhe kjo ishte lidhur me kontestet për nacionalitetin e heroit kombëtar të të dyja vendeve Goce Dellçev.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..