Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë është dyfishuar për 10 vjetët e fundit, eksporti është rritur 2,4 herë, tek IT produktet dhe shërbimet e jashtme është rritur 5 herë, vuri në dukje gjatë inaugurimit të forumit ekonomik në Plovdiv zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Ai nënvizoi se, ka ardhur koha të kemi pretendime dhe kur flasim për investime dhe prodhime, për të ndjekur synime të reja. Të kërkojmë një vlerë më të lartë të shtuar, fitime më të larta si dhe rroga më të larta. Që të kemi rezultat na janë të nevojshme-një arsim mjaft të fortë, moslejimin e gabimeve në financat publike dhe konsensus publik. Ministri i financave Vlladisllav Goranov raportoi të dhënat paraprake për tremujorin e parë të vitit 2019, të cilat tregojnë rritje të ekonomisë prej 4,8%. Kjo është premisë për rezultate të mira në fund të vitit, theksoi Goranov.
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..
Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e..