Përfaqësues të më shumë se 20 organizatave të ndryshme u mblodhën për të protestuar para godinës së Bashkisë së Kryeqytetit kundër ndërtimit të tepruar, kundër ndërtimit në parqe dhe në hapësira midis pallateve të banimit në Sofje. Protestuesit insistojnë për rishqyrtimin e të gjitha planeve urbane, të cilat parashikojnë ndërtesa të reja në vende të mbipopulluara, sepse kjo ul cilësinë e jetesës së kryeqytetasve. Protestuesit ishin përkrahur nga avokatja e popullit Maja Manollova. Kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova tha para protestuesve se qëllimet e saj përkojnë plotësisht me dëshirat e tyre, por jo gjithmonë bashkia ka të drejtën të ndalojë ndërtimet, sepse shpesh ato realizohen në toka private, kurse sipas Kushtetutës bullgare prona private është e paprekshme.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..