Në kalanë “Carevec” në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore) fillon edicioni i 5 i festivalit ndërkombëtar “Veliko Tërnovoja Mesjetare” (nga 29 qershori deri më 01 korrik).
Sivjet forumi lidhet me 800 vjetorin e sundimit (1218-1241) të mbretit të madh bullgar Ivan-Asen të Dytë. Atëherë qyteti arrin deri në një lulëzim të vërtetë, kurse Bullgaria renditet mes perandorive të mëdha në Evropë.
Në fillim është parashikuar një koncert dhe program zbavitës me zjarr “Yjet mbi qytetin mesjetar Tërnovo” në Pallatin mbretëror në Carevec. Në shfaqjet, të cilat do të tregojnë ngjarje historike gjatë ditëve të pushimit do të marrin pjesë mbi 140 veta nga Bullgaria, Italia, Rumania, Serbia dhe Ukraina.
Sivjet në fokusin e forumit janë shija dhe kuzhina e shekujve të mesëm. Pjesëmarrësit do të përgatisin në vend gjellë nga epoka e Mbretërisë së Dytë Bullgare, nga Bizanti, Anglia, Rusia, Regjioni Skandinav dhe Mesdheu. Për vizituesit do të ketë degustime të pijeve të ëmbla me mjaltë, birrë, ushqime karakteristike për manastiret dhe për ushtrinë bullgare të periudhës së shekujve 12-14.
Për herë të parë do të demonstrohet arti luftarak i bujarëve – fisnikët bullgarë dhe kapitenët luftarakë gjatë shekujve të Mesëm.
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..