Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Madhështia e kryeqytetit të lashtë bullgar ngjallet me beteja dhe kulinari

Foto: www.царевец.com

Në kalanë “Carevec” në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore) fillon edicioni i 5 i festivalit ndërkombëtar “Veliko Tërnovoja Mesjetare” (nga 29 qershori deri më 01 korrik).

Sivjet forumi lidhet me 800 vjetorin e sundimit (1218-1241) të mbretit të madh bullgar Ivan-Asen të Dytë. Atëherë qyteti arrin deri në një lulëzim të vërtetë, kurse Bullgaria renditet mes perandorive të mëdha në Evropë.

Në fillim është parashikuar një koncert dhe program zbavitës me zjarr “Yjet mbi qytetin mesjetar Tërnovo” në Pallatin mbretëror në Carevec. Në shfaqjet, të cilat do të tregojnë ngjarje historike gjatë ditëve të pushimit do të marrin pjesë mbi 140 veta nga Bullgaria, Italia, Rumania, Serbia dhe Ukraina.

Sivjet në fokusin e forumit janë shija dhe kuzhina e shekujve të mesëm. Pjesëmarrësit do të përgatisin në vend gjellë nga epoka e Mbretërisë së Dytë Bullgare, nga Bizanti, Anglia, Rusia, Regjioni Skandinav dhe Mesdheu. Për vizituesit  do të ketë degustime të pijeve të ëmbla me mjaltë, birrë, ushqime karakteristike për manastiret dhe për ushtrinë bullgare të periudhës së shekujve 12-14.

Për herë të parë do të demonstrohet arti luftarak i bujarëve – fisnikët bullgarë dhe kapitenët luftarakë gjatë shekujve të Mesëm.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD