Në 30 kilometra në juglindje nga qyteti Dobriç dhe mezi në 15 kilometra nga vendpushimi detar Allbena, në fshatin e bukur dhe piktoresk në krahinën e Dobruxhës – Prilep, gjendet “Shtëpia e mjaltit”. Për pronarët – familja Mihovi prej 3 brezave, ky është një skaj i shkëlqyer nga parajsa në një mal shumë të vogël nën pllajën e Dobruxhës, nëpër rrjedhën e lumit Batovska – i vetmi me një rrymë të qëndrueshme uji në Dobruxha.
Pavarësisht dhe pensionist, Nedjallka dhe burri i saj Dimitër, familja e vajzës së tyre dhe 3 nipërit marrin pjesë aktive në kujdesin për bletët, pa përdorur një ndihmë të huaj. Rendimenti tek bletët është më i ulët nga krahinat e tjera në Bullgari, për shkak të mungesës së një bujqësie intensive. “Me qëllim u transferuam nga qyteti Dobriç në fshatin Prilep, sepse mendojmë se, vendi i bletëve është në pyje”, thotë pronarja Nedjallka Mihova dhe shton:
“Kjo qe një ëndërr shumëvjeçare, të cilën mundëm ta realizojmë bashkë me familjen e vajzës time. Ata janë njerëz të rinj të shkëlqyer, të cilët besuan në këtë mënyrë jetese për të nxjerrë bukën e gojës dhe e lanë jetën në kryeqytet si dhe karrierat e veta që të punojmë këtu bashkë. Kauza tonë është që të tregojmë produktet natyrale, të tilla,siç i krijon natyra,sepse ndryshoi në masë kultura e konsumit. Njerëzit bile nuk e dinë se, mjalti i vërtetë natyral kristalizon, e venë në banjë me ujë gjatë një temperature të lartë dhe kështu i shkatërrojnë cilësitë e vlefshme të mjaltit si një ilaç dhe si një “super-ushqim”. Qëllimi tonë tjetër është të tregojmëse bletët janë të kërcënuara nga zhdukja. Prandaj në vend të parënë shtëpinë kemi vënë tezën e Ajnshtajnit, i cili thotë: “Kur zhduken bletët, njerëzimit do ti mbeten vetëm katër vjet jetë.”
Sa u përket njerëzve , drejt të cilëve është drejtuar mesazhi i “Shtëpisë së mjaltit” Nedjallka Mihova sqaron:
Na vizitojnë kryesisht familje të njerëzve të rinj me fëmijë të vegjël. Dua që të rinjtë të kuptojnë se, ata duhet të korrigjojnë disa gabime të brezit tonë dhe të ruajnë natyrën. Urbanizimi dhe mënyra e lehtësuar e jetesës janë një gjë shumë tërheqëse – çdo një do që çdo gjë të jetë në një distancë prej një pëllëmbe. Por ne e helmuam tokën dhe që aty na vjen problemi i madh.
Cila është ajo gjë e cila e bën “Shtëpinë e mjaltit” kaq speciale?
“Bëmë provë të rivendosim banesat e vjetra të bletëve – të tilla, siç kanë qenë akoma që në periudhën e lashtësisë nëpër tokat tona. Sepse duke jetuar në këtë brez të shkëlqyer klimatik, bletaria është zhvilluar prej mijëvjeçarëve dhe deri tani në mënyrë shumë serioze – tregon Nedjallka dhe shton. Duke hyrë në shtëpi, vizituesit fillimisht takohen me një banesë prej guri, një depo prej druri, një banesë të thurur. Rinovuam një banesë prej balte të ekonomisë më të vjetër të bletëve, të zbuluar në Izrael që përpara 3500 vjetëve.
Gjëja tjetër janë tharëset diellore të dyllit të diellit, të cilat i zotërojnë një pjesë e madhe e bletërritësve. Ato janë shpikje të një bullgari – ja dhe një shkak tjetër për krenari. Pas kësaj vjen salla e degustimit, ku i presim miqtë, i qerasim me një mjaltë të vërtetë natyrale në pite.
Kemi dhe film, i cili tregon një nga kosheret, ku punojmë dhe një pjesë të madhe nga veprimtaritë e bletërritësve si për shembull nxjerrjen e mjaltës, hapjen e pites. Disponojmë dhe me një zgjua bletësh demonstrativ, me 10-15 koshere, me pothuajse të gjitha sistemet, me të cilat ne bletërritësit punojmë. Një interes të madh shkaktojnë dhe dy kosheret prej qelqi. Në njërin bletët zhvillohen si në natyrë – nuk ka korniza prej druri, kurse bletët vet kanë ndërtuar të ashtuquajturat pite dhe vihet re vallëzimi i bletëve.”
I lidhim bletët gjithmonë me prodhimin e mjaltit. Por, a është e mjaftueshme kjo?
“Për mua me një vlerë më të lartë shëruese është propolisi – thotë bletërritësja me një stazh të madh vjetor Nedjallka Mihova dhe shton: Bletët përdorin mjaltin dhe polenin që të mund të zhvillohen, të ushqehen, kurse propolisi, të cilin e mbledhin nga sythat e pemëve, është ilaçi i tyre. Ai përmban 7 antibiotikë dhe fluvanoid – këto janë lëndët, të cilat luftojnë qelizat e kancerit. Dylli po kështu është shumë i dobishëm. Në përgjithësi, produktet e mjaltit janë jashtëzakonisht të vlefshme dhe bile me ta Bullgaria dikur i ka paguar taksat e veta Perandorisë Bizantine.”
“Shtëpia e mjaltit” gjatë gjithë vitit pret miq nga e gjithë Bullgaria, por po kështu dhe turist gjerman, rus, japonez dhe arab.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..
Nga kuzhinat e zhurmshme të restoranteve londineze me yje të Michelin-it deri te një fshat i fshehur në pyjet e maleve Rodope, zhvillimi profesional i Petko Sharankovit është plot kthesa dhe surpriza. Pasi jetoi për shumë vite në Londër, ku zotëroi..
Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij..