Një pjesë e madhe nga ekonomia bullgare punon në përputhje me ligjet duke paguar të gjitha taksat, rrogat e punës dhe sigurimet e personave të punësuar. Por, ka dhe një sektor i ekonomisë sonë i cili funksionon në mënyrë jolegale ose gjysmë legale, por gjeneron rreth 20-30% prej Produktit të Brendshëm Bruto, sipas të dhënave të ndryshme të sindikatave dhe të punëdhënësve. Kjo u bë e qartë në forumin e organizuar nga Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Qendra Kombëtare “Ekonomi në Dritë”, në të cilin u paraqit studimi “Ekonomi në Dritë”.
Sipas tij, ekonomia gri, ose informaliteti ka rënë deri më rreth një të pestën. Rritja prej 4,5% e biznesit që punon në përputhje me ligjet për vitin 2018 është më e larta për 5 vjetët e fundit. Shkaqet për këtë janë stabiliteti financiar dhe ekonomik, masat për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe për kufizimin e ekonomisë gri. Kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari Vasill Velev rikujtoi se informaliteti jo vetëm që e dëmton thesarin, por është dhe një formë konkurrence jo të ndershme për biznesin, i cili punon në bazë të rregullave.
Gjithsesi Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari llogarit mangësi të vazhdueshme në disa politika të qeverisë. Kështu për shembull në energjetikë akoma vazhdon gjendja e privilegjuar të prodhuesve të korrentit nga burimet hidroelektrike dhe nga bashkëprodhimi, si dhe e ashtuquajturave “centrale amerikane”, të cilat janë termoelektrike. Por tendenca është e qartë dhe kohërat e ekonomisë së tregut të egër dhe të shkeljeve të vazhdueshme të ligjit duket se janë në të kaluarën.
Sot jo vetëm se është më lehtë, por dhe shumë më e leverdishme që të bëhet një biznes legal. Merita për këtë është jo vetëm e qarqeve të biznesit, por dhe e autoriteteve, të cilet mundohen të lehtësojnë dhe të mos pengojnë biznesin e vogël. Duke i pasur parasysh këto po punohet për krijimin e infrastrukturës më të mirë, të kornizave ligjore dhe të një drejtësie e cila punon mirë – të gjithë këto gjëra, mungesa e të cilave e frikëson biznesin dhe e detyron të preferoj ilegalitetin. Ekonomia informale është më e fortë në sektorët si ndërtimi, turizmi, transporti dhe më në veçanti në biznesin më të vogël, por sipas Vasill Velevit kjo nuk duhet të na bëjë pesimist.
“Gjatë vitit 1993 produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë për frymë të popullsisë ka qenë 3 583 dollarë. Gjatë pranimit të Bordit Valutor gjatë vitit 1997 bëhet 3 810 dollarë, kurse gjatë vitit 2017 8331 dollarë ose 2,3 herë më shumë. Dhe kjo është në sajë të 350 mijë sipërmarrësve në Bullgari. Prandaj duhet të popullarizohen dhe shembujt e mirë”, rekomandoi shefi i Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari.
Pikërisht disa nga shembujt e mirë ishin dekoruar në konkursin e Qendrës Kombëtare “Ekonomi në Dritë” - deputeti nga koalicioni “Patriotët e bashkuar” Hristian Mitev, Agjencia Ekzekutive “Inspektorati i Përgjithshëm i Punës” dhe redaksia bullgare e radios “DW”.
Ekspertët pohojnë tendencën e daljes së ekonomisë bullgare nga informaliteti prognozojnë se, pas 5 vjetëve sektori gri do të pakësohet deri në një nivel të pranueshëm evropian prej rreth 13-15%. Sepse sipas ministrit social Biser Petkov, gjithnjë e më shumë njerëz të cilët punojnë kuptojnë se, humbjet nga ekonomia informale janë kryesisht për ta. Aktualisht mund dhe të jenë të kënaqur se disponojnë me më shumë mjete për shkak të taksave dhe të sigurimeve të papaguara, por në të ardhmen me të ardhurat e tyre që do të vijnë nga kontributet (e papaguara) për pensione do të jenë në prag të mbijetesës. Humbje po duron dhe e gjithë shoqëria, sepse të ardhurat e pakësuara nga taksat dhe sigurimet kufizojnë mundësitë e shtetit të investojë në sistemet publike me rëndësi jetike si shëndetësia, arsimi, sistemi social.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..