Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

25 fëmijë që kanë fituar luftën kundër kancerit nisen për në Moskë

Foto: BGNES

25 fëmijë bullgarë të cilët kanë fituar luftën kundër kancerit nisin për në Moskë për të marrë pjesë në garën botërore “Lojërat e Fituesve”. Në të do të marrin pjesë 600 fëmijë nga 17 vende. Bullgarët do të garojnë në disa sporte: futboll, atletikë të lehtë, not, shah, ping-pong dhe qitje sportive. Me fëmijët do të udhëtojë dhe vrapuesi  Krasimir Georgiev, i cili është një nga organizatorët e udhëtimit të fëmijëve. Me ndihmën e tij personale vjet dhe sivjet ishin blerë biletat e fluturimit të pjesëmarrësve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rahim Rashaida solli një medalje të artë botërore për Bullgarinë në skermë

Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..

botuar më 25-02-17 10.28.PD
Radosllav Jankov

Snowboardisti Radosllav Jankov është i 3-ti në Kupën e Botës në sllallomin paralel

Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..

botuar më 25-02-17 9.57.PD
Ministri i Rinisë dhe Sportit Ivan Peshev (majtas) përgëzon Canko Cankov për paraqitjen e tij të shkëlqyer në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë

Canko Cankov u kthye në Bullgari me tre medalje të arta

Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..

botuar më 25-02-13 11.44.PD