Vendet për studentët e huaj me origjinë bullgare në universitetet tona janë rritur deri më 2000 për këtë vit akademik, por aplikantët tani për tani janë më pak. Pothuaj 800 janë studentët e regjistruar deri tani, por procesi i regjistrimeve po vazhdon, bëri të ditur Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev. Sipas tij arsimi në Bullgari do të bëhet më atraktiv në se rriten bursat. Ministri Vëllçev u rekomandoi universiteteve të jenë më të angazhuar me tërheqjen e studentëve nga diasporat bullgare. Ministria e Arsimit do të lëshojë më shumë mjete financiare për ta popullarizuar studimin tek ne ndër të rinjtë nga diasporat historike bullgare dhe do të përdorë ndihmën e shkollave të së dielës në diasporat më të reja, tha Vëllçevi. Do të lehtësohen procedurat e aplikimit dhe regjimi i vizave, premtoi ministri.
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..