Një ekspozitë për modele të zvogëluara të automobilave do të zhvillohet gjatë kësaj të shtune /06.07/ në sallën “Orllovec” në qytetin Gabrovo. Vizitorët do të mund të shikojnë mijëra modele, të ndryshme për nga lloji dhe dizajni-që nga retroja deri tak eksponatet moderne dhe ato “tunning”. Ato afrohen maksimalisht deri tek origjinali, bile sa i përket detajit më të vogël. Do të prezantohen modele të prodhuesve të njohur botërisht, kryesisht ato në shkallë 1:87,1:43, 1:24 и 1:18. Do të ketë modele interesante të zvogëluara të markave “Ferrari”, “Mercedes” të automobilave nga filmat për Xhejms Bond, “Fast and Furious” e të tjerë, automjete rali me përmasa të ndryshme si dhe një nga koleksionet më të mira në Bullgari të makinave të Sebastien Loeb. Në qytetin Gabrovo do të marrë pjesë dhe një nga koleksionet më të mëdha të “Mercedes” DTM dhe koleksioni më i madh tek ne i Jada Toys në shkallë 1:24. Ekspozita nuk mund të kalojë pa modelet tradicionale për të kaluarën tonë si “Lada”, “Moskviç”, “Volga”, “Zil”, “Gaz” e të tjera. Do të tregohen dhe modele unike të kamionëve në shkallë 1: 87 dhe mjaft automjete të përdorura në ndërtim, modele të punuara të tankeve dhe të teknikës tjetër ushtarake. Një nga koleksionuesit do të paraqesë mbi 300 eksponate të automobilave të policisë prej shteteve të ndryshme.
E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..