Olympus marathon mblodhi sportistët më të mirë në botë dhe i çoi deri në “shtëpinë e hyjnive” – Olimp. Kjo ishte gara e shtatë e serive botërore në Skyrunning. Itinerari ishte me gjatësi 44 kilometra, 3200 metra denivelim, kurse pika më e lartë – 2780 metra. Pas një gare me konkurrencë të fortë, lufta për vendin e parë u zgjidh në minutat e fundit. Kirill Nikollov përfundoi në 1 minutë e gjysmë pas fituesit, kurse gjatë pjesës më të madhe të trasesë ishte në pozitën e parë.
Kjo është pjesëmarrja e katërt për Nikollovin në garën greke, ku rezultati i sivjetshëm është më i miri i tij deri në këtë moment–4:33:01. Vendin e parë tek meshkujt e fitoi marokeni Zaid Ait Malek–4:31:47. Pas finalit, bullgari tha se ka ditë në të cilat vrapimi i tij ecën shumë mirë dhe i ndien këmbët e tij më të lehta. Ai shprehu gazimin e tij dhe nga fakti se e ka përmirësuar kohën e vet më të suksesshme në këtë trase me pothuajse 11 minuta.
Pas Olympus Marathon Kirill ngjitet në pozitë të 6 në renditjen e përgjithshme me 188 pikë. Gara tjetër para vrapuesit tonë më të njohur do të jetë BUFF® EPIC TRAIL 42K, më 14 korrik në Spanjë.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..