Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Jam e bekuar se pata në jetë një njeri të tillë” - këngëtarja e njohur popullore Sonja Kënçeva përmes syve dhe vështrimit të mbesës së saj

“Unë fus shpirtin tim në të kënduarit”- kështu, duke qenë akoma e gjallë Sonja Kënçeva tregon për prirjen e saj ndaj muzikës popullore. Kurse faktet flasin vet për veten e tyre - me zërin e saj të bukur ajo u jep jetë më shumë se 500 këngëve nga Bullgaria Verilindore (nga krahinat e Varnës, të Shumenit dhe të Veliko Tërnovos), 270 nga të cilat janë të regjistruara në fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Kujtesa e saj muzikore i  ka ruajtur gjatë viteve këta shembuj, të cilët i ka mësuar nga këngëtarët vendas, pa disponuar  teknikë moderne incizimi. Këngët e saj janë një klasikë e vërtetë: “Dashuri, dashuri, dashuri e parë”, “Janka i fliste vëllait”, “Nëna e Manuçkës”, “Nëna e vjetër e Tenjos” dhe akoma shumë e shumë këngë të tjera.

Sonja Kënçeva ka lindur në qytetin Provadia përpara 90 vjetëve. E trashëgon dhuntinë muzikore nga fisi i nënës së saj, fis i njohur me këngëtarë të mirë. Vitet fëmijërore dhe pas kësaj si nxënëse kalojnë mes këngëve nëpër fusha, nëpër oborr, në shtëpi, nëpër festat e qytetit dhe festat e gjimnazit. Gjatë kohës së studimeve të saj në teknikumin mjekësor në qytetin Varna, më vonë dhe në fshatin Osmar, rrethi i qytetit Shumen, Sonja Kënçeva përfshihet në artin amator si soliste dhe drejton korin popullor, të themeluar me iniciativë të saj. Gjatë vitit 1951 është e miratuar nga komisioni në qytetin Presllav për incizime në Radion Kombëtare Bullgare, kurse pas transferimit të saj në qytetin Varna, zëri i saj fillon të tingëllojë dhe nëpër eterin e radios lokale vendase.
Këngëtarja ka shansin që kompozitorët e njohur Filip Kutev, Hristo Todorov, Stefan Kënev , Nikollaj Kaufman të punojnë repertorin e saj. Në periudhën e një veprimtarie  intensive incizuese Sonja Kënçeva nuk e harron këshillin e redaktorit muzikor nga Radioja Kombëtare Bullgare,Gjeorgji Bojaxhiev: “Sonja, mos mëso këngë të rëndomta! Mësohu të ndash grurin nga kashta!”
Gjatë vitit 1970 Sonja Kënçeva është e emëruar për soliste të Radio Varnës dhe aty zhvillon veprimtarinë e saj të koncerteve dhe atë incizuese. Gjatë vitit 2003 ajo boton librin “Këngët e jetës sime” ku përfshin rreth 200 këngë nga fondi i saj personal, të përpunuara dhe të hedhura në nota nga mbesa e saj Sonja Kënçeva e cila ka vazhduar fatin muzikor të gjyshes së vet, por si interpretuese e kitarës klasike.

“Unë e quaj gjyshen time “Mameto” /sepse nëna ime ka vdekur kur unë kam qenë 3 vjeçe, kurse vëllai im - 8 - tregon e mbesa. Ajo mori përsipër  krejtësisht kujdesin për ne dhe na rriti si nënë. Ajo është për mua dy herë nënë - fat...Ajo qe një njeri shumë i fortë, me zemër të madhe. Asnjëherë nuk dorëzohej dhe nuk binte përmbys. Këndonte vazhdimisht, përgatiste tekstet e këngëve, të cilat i përgatiste për incizim në Radion Kombëtare Bullgare dhe në Televizionin Kombëtar Bullgar. Nga këngët që këndonte dhe unë pak nga pak fillova të dua këngët popullore, i dua dhe sot e kësaj dite. Dhe jo vetëm muzikën popullore, por muzikën në përgjithësi. Kemi dhe duete të incizuara bashkë me të, ajo këndonte zërin e parë, kurse unë zërin e dytë. Më kujtohen akoma fjalët e saj këshilluese kur e mori vesh se jinteresohem nga muzika: “Sonçe, në qoftë se nuk je e talentuar mjaftë, më mirë mos u kap me muzikën, sepse ky është një profesion, i cili kërkon përpjekje të shumta dhe shumë talent. Pa to nuk do të kesh sukses”. Unë përfundova shkollën muzikore në qytetin Varna në degën e kitarës klasike. Mësuesi im qe Ljuben Harallampiev, i cili krijoi shkollën e kitarës së Varnës, të njohur nëpër të gjithë botën. Unë jam laureat i dy konkurseve kombëtare dhe i tri konkurseve ndërkombëtare në kitarë klasike. Nuk merrem me dhënien e mësimeve, sepse ekzekutoj jashtë shtetit, zhvilloj vazhdimisht koncerte. Unë jam njeri me shumë fat se “Mameto” qe afër meje në këtë jetë. Ajo edukoi dhe formoi sistemin tim të vlerave - të jem personalitet, të mësoj, të lexoj, të afirmohem dhe të shkoj më lartë. Ajo bënte të njëjtën gjë. Kur mësoja në shkollën muzikore, filloi të mësojë me mua teorinë e muzikës, mësoi notat në çelësin e violinës dhe të basit, u arsimua bashkë me mua.

Qe një përjetim shumë interesant të hedh në nota këngët e saj të ngadalta - një sfidë e vërtetë për secilin i cili është kapur të punoj me nota. Dhe sot ekzekutoj pjesa të shumta mbi bazë folklorike sipas motiveve nga repertori i “Mameto”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD