Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesori Illçev: Sofja dhe Shkupi kanë nevojë për komunikim më të mirë

Prof. Ivan Illçev
Foto: BGNES

Gjatë vitit 2017 Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan Traktatin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit. Përmirësimi i marrëdhënieve është kusht i detyrueshëm për nisjen e negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Me këtë traktat ishte krijuar dhe Komisioni i përbashkët për çështjet historike dhe arsimore për zgjidhjen e kontesteve të lidhura me historinë e të dyja vendeve. Komisioni arriti përparim në lidhje me periudhën e Mesjetës, por puna e tij ishte bllokuar gjatë diskutimeve të historisë së kohës së re. Ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva kërkoi përparim nga historianët që t’i hapet perspektiva evropiane Shkupit. Për punën e komisionit bisedojmë me anëtarin e tij doktori i shkencave historike Ivan Illçev.

“Në komision punojmë me njerëz, të cilët janë zhvilluar si specialistë në vazhdim të 20-40 vjetëve. Për ta nuk është e lehtë që të kthehen mbrapa dhe ta njohim të shkruarën në burimet historike”, shpjegon vështirësitë e punës prof. Illçev. Në Maqedoni, ku në vazhdim të 100 vjetësh është zhvilluar një politikë e caktuar, për një politikan mund të jetë shumë e rrezikshme që të shprehë ndonjë mendimi në kundërshtim të kësaj tendence. Kjo mund të rrezikojë të ardhmen e tij politike. Dhe këtë që presidentin Stevo Pendarovski e bëri me Goçe Dellçevin ishte një hap i stërmadh përpara. Tha se Goce Dellçevi ka qenë bullgar. Natyrisht shtoi dhe se ka luftuar për pavarësinë e Maqedonisë, por nga ana objektive, kjo është kështu, sepse liderët e atëhershëm të Organizatës së Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë (VMRO) nuk kanë pasur shpresë se Maqedonia mund të hyjë në territorin e Bullgarisë dhe kanë menduar për të ardhmen e saj më tepër si një shtet autonom.”

A kemi raste të ngjashme në BE të zgjidhjes së kontesteve të tilla?

“Rastësisht kuptuam se në komisionin maqedonas janë emëruar dy konsulentë – specialistë nga Evropa Perëndimore. Unë gjithmonë kam thënë se nuk mund të bëhen paralele ndërmjet leximit të historisë, të cilin e bënë Gjermania dhe Franca – nga njëra anë, dhe Gjermania dhe Polonia – nga ana tjetër, sepse atje bëhet fjalë për popuj të ndryshëm, për histori të ndryshme. Derisa në rastin tonë bëhet fjalë për një komb, i cili për fat të keq për arsye politike është ndarë më dyshë. Dhe po të dëshirojmë të bëjmë paralele, ato mund të jenë midis Greqisë dhe Qipros, midis Rumanisë dhe Moldavisë, midis Shqipërisë dhe Kosovës, midis Serbisë dhe Republikës Srpska, midis Kroacisë dhe Federatës myslimane-kroate”.

Ministrja jonë e punëve të jashtme vendosi një kusht – deri në fundin e vitit të ketë përparim në punën e komisionit. A është e arritshme kjo gjë?

“Unë personalisht pothuaj kisha marrë vendimin të jap dorëheqjen si anëtar i komisionit për shkak të zvarritjes së punës nga ana e palës maqedonase. Por pas mbledhjes së fundit gjerët u ndryshuan pak.  – tha prof. Ivan Illçev. – Nuk mund ta zgjidhim çështjen dhe të vendosim nënshkrimet tona mbi fondamentin e së vërtetës historike. Për fat të keq e vërteta historike është tepër fleksibil dhe u nënshtrohet interpretimeve të ndryshme. Për shembull anëtarët maqedonas të komisionit përpiqen të përdorin argumente postmoderne për këtë se në Mesjetë nuk ka pasur përkatësi etnike në kuptimin e sotëm. Por dimë se njerëzit në Bullgarinë Mesjetare kanë pasur ndërgjegje të tillë. Ata kanë ditur se kanë qenë bullgarë. Për këtë arsye, sipas tyre Samuili ka qenë mbret bullgar, por nuk ka qenë me origjinë bullgare. Këtë historiografia bullgare nuk e vë në dyshim, sepse ndoshta prejardhja e tij ka qenë armene. Por kjo nuk është me rëndësi për shtetin. Mos vallë Ferdinandi i Parë ka qenë bullgar? Por ai ka qenë princ, e pastaj mbret i Bullgarisë. Në të njëjtën mënyrë, në të cilën Samuili ka qenë mbret i Bullgarisë, jo i Maqedonisë.”

A nuk ekziston rreziku që kolegët tuaj nga Maqedonia e Veriut të thonë një ditë se kanë qenë nën presion politik dhe të mohojnë të arriturën në Komision?

“Marrëveshja jonë është prej 14 pikash dhe 45 nënpikash dhe paragrafësh Vetëm një prej tyre është për punën e komisionit dhe të gjithët i kushtojnë vëmendje vetëm asaj. Akoma në mbledhjen e parë nënvizuam se librat shkollore janë me rëndësi të madhe, por jo më pak e rëndësishme është mjedisi mediatik. Në Maqedoni mjedisi mediatik sipas fjalëve të ambasadorit tonë Angell Angellov është duke u përmirësuar. Kjo do të thotë se ka më pak artikuj kundër Bullgarisë dhe kjo jep shpresë në njëfarë mënyre. Për ndryshimin e këtij mjedisi me rëndësi të madhe janë udhëtimet midis të dyja vendeve. Po flas për infrastrukturën. Sepse kur shkojmë në Shkup ne udhëtojmë 5 orë dhe kalojmë një distancë prej vetëm 280 kilometrash. Është e qartë se këto rruga pengojnë komunikimin e njerëzve dhe lidhjet ekonomike. Për fat të keq gjatë tremujorit të parë të këtij viti vihet re një pakësim i udhëtimeve turistike”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD