Nga partia GERB bën propozim që të hiqet votimi me makina për zgjedhjet vendore dhe parlamentare. Ndryshimet e përgatitura të Kodit Zgjedhor do të marrin përkrahjen e “Patriotëve të Bashkuar” dhe “Volja”, ka reagime të tilla pozitive dhe nga ana e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Propozimi është argumentuar me analizën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën janë shprehur shqetësime të lidhura me anulimin e zgjedhjeve vendore. “Vështirësitë e lidhura me votimin me makina dhe interesi i ulët i zgjedhësve janë arsyet kryesore”, tha në përkrahje të propozimit kryetarja e Kuvendit Cveta Karajançeva. Sipas Partisë Socialiste Bullgare propozimi i partisë në pushtet është i papranueshëm, sepse “në shtetet demokratike rregullat zgjedhore nuk ndryshohen për një periudhë të paktën një vjeçar para zhvillimit të zgjedhjeve, kurse në Bullgari ligjin e ndryshojmë çdo dy muaj” – tha përfaqësuesi i socialistëve Krum Zarkov.
Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit, në një sipërfaqe prej mbi 30 mijë metrash katrorë. Kontrata për shitblerjen e fushës do të..
Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...
Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..
Në margjinat e Asamblesë Kombëtare, kreu i GERB-it Bojko Borisov propozoi një qeveri të kryesuar nga ai personalisht. Sipas fjalëve të tij, ajo mund të..
Gjykata Kushtetuese hapi një çështje për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor. Në një mesazh në faqen e..
Pas dy raundeve të votimit, Kuvendi Popullor nuk arriti të zgjidhte kryetarin e ri. Asnjë nga aplikimet e paraqitura të Natalia Kisellovës, Nikoleta..