Bullgaria këmbëngul për një financim në kohë nga ana e Bashkimit Evropian të programeve veterinere kundër murtajës afrikane tek derrat. Në Këshillin e Bujqësisë në Bruksel, ministrja Desisllava Taneva deklaroi se vendi ynë po pret ndihmë për veprimet e kryera nga viti i kaluar. Për ne sëmundja është jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse prodhimi i derrave në Bullgari është i zhvilluar mirë me prodhim bruto rreth 130 milionë euro për vitin 2018. Mishi i derrit konsumohet më shumë tek ne, vuri në dukje ministrja. Kolegët e saj ranë dakord që të aplikohen masa suplementare për kontroll mbi ushqimet, të cilat kalojnë përmes kufijve. Ministrja Taneva ka vënë në dukje se pikërisht këto ushqime janë të rrezikshme për transmetimin e sëmundjes.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..