Një platformë e porsakrijuar do të prezantojë gjërat më të nevojshme për fillimin e praktikës së mëvetësishme dhe se si në mënyrë më të suksesshme njeriu mund të pozicionohet në “oqeanin” e madh të praktikës së pavarur. Ndër qëllimet e autorëve të projektit është se si njerëzit të tërheqin klientët dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre për prezantim. Ilijan Petrov – shef i qendrës mësimore e cila krijon platformën FeelancersIncubator.com thekson, se praktika e pavarur freelance vitet e fundit fiton një popullaritet të madh.
“Më se 40 për qind nga njerëzit që vijnë tek ne dëshirojnë që të rikualifikohen dhe të përvetësojnë ndonjë profesion, i cili krijon mundësi të ushtrohet nga shtëpia. Me çdo vit që po kalon përqindja e këtyre njerëzve po rritet edhe mund të thuhet se po bëhet një fenomen në masë. Në Bullgari shihet një interes i theksuar edhe nga të huajit të cilët jetojnë në vendin tonë dhe ushtrojnë praktika të mëvetësishme, sepse tatimet tek ne janë më të ulëta ndërsa cilësia e jetës nuk është më e ulët se sa ajo në vendet e Evropës Perëndimore. Freelancer-it kërkohen gjithnjë e më shumë dhe hasen gjithnjë e më shpesh si në Bullgari, ashtu edhe në botë.”
Platforma përhapet si inkubatori i parë në botë për freelancer. Çfarë është e reja në realizimin dhe aplikimin e nismës bullgare tregon Ilijan Petrov:
“Ideja lindi si rezultat i një anketimi, me të cilin deshëm të mësojmë pse klientët kërkojnë aftësim profesional dhe cili është qëllimi i tyre. Doli që pjesa dërmuese prej tyre kërkojnë mundësi të ushtrojnë profesione të pavarura. Përgjithësuam të dhënat dhe vendosëm të përshtatim trajnimet tona në këtë drejtim. Pasi klientët përvetësojnë një profesion, për shembull dizajner interieri, programues, dizajner grafik e kështu me radhë, sigurojmë një përgatitje orientuar fund e krye te praktika e mëvetësishme. Kur punuam mbi konceptin për hyrje në punën e freelancer-it, kërkuam shembujt më të mirë ndërkombëtar për të njohur strukturën e një trajnimi të ngjashëm, por nuk gjetëm ide të përngjashme. Prandaj vendosëm se koncepti ynë është i përshtatshëm për një rreth më të gjerë njerëzish, pra të mos kufizohemi vetëm në vendin tonë, por të pozicionojmë inkubatorin për freelancer si një platformë ndërkombëtare, nga e cila mund të përfitojnë më shumë njerëz nga mbarë bota. Parashikohet që trajnimi të jetë në gjuhën angleze. Në Bullgari për klientët bullgarë sigurojmë një kurs falas me emrin “Start i suksesshëm në freelance”. Trajnimi në gjuhën angleze gjithashtu do të jetë falas.”
Pedagogët do të disponojnë një përvojë të pasur në fushën freelance dhe do të kanë nou-hau, pra njohuri për të ndarë, siguron Ilijan Petrov:
“Shumica e lektorëve do të jenë të huaj. Ata janë gati t’u transmetojnë dituritë dhe aftësitë e tyre atyre njerëzve që bëjnë hapat e parë në freelance. Kjo për shkak se ata e dinë se sa i vështirë është fillimi, sidomos në tregun internacional.”
Zhvillimi i teknologjive provokon edhe zhvillimin e punimeve freelance, shton bashkëbiseduesi. Si një shembull për këtë ai jep përsosjen e platformave të cilat u sigurojnë punë njerëzve me praktikë të mëvetësishme freelancer. Platformat lehtësojnë procesin e zbulimit dhe kontraktimit me specialistin e nevojshëm pa marrë parasysh se ku është i pozicionuar në botë. Krahas kësaj sigurohet edhe transparenca e punës së kryer.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i doc. Spas Tashev, demograf në Akademinë Bullgare të Shkencave, është botuar me mbështetjen e..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..