Fakti se Volkswagen ka zgjedhur të bisedojë me Turqinë për uzinën e re të kompanisë, nuk do të thotë se, për Bullgarinë procesi ka përfunduar. Derisa nuk ka një marrëveshje të firmosur, çdo një prej tyre është alternativë, tha anëtari i Këshillit Drejtues të Automotiv Kllëster-Bullgaria dhe president i vendit në periudhën 2012-2017 Rosen Plevneliev. Ai shtoi se gjatë muajve të ardhshëm po vazhdojnë punë me Volkswagen dhe me ekipet e tjera biseduese. Automotiv Kllëster-Bullgaria punon mbi shumë projekte të tjera bashkë me qeverinë, tha Plevneliev në konferencën e shtypit në Këshillin e Ministrave dhe premtoi një strategji krejtësisht të re për zhvillimin e industrisë së automobilave në Bullgari. Ambicia është që të dyfishohet numri i të zënëve në sektor-nga 60 në 120 000, kurse kompanitë në degë të shtohen nga 230 në 500.
Në ditën e parë të vitit të ri 2025 - më 1 janar, nga ora 10:30, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, së bashku me ministra dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, do të vizitojnë pikën "Kulata" në kufirin tonë me Greqinë. Arsyeja e vizitës..
Shoqata Turistike Trëna fton turistët të shikojnë së bashku perëndimin e diellit më 1 janar 2025 nga maja Ljubash (1399 m) në malin me të njëjtin emër në rajonin Trëna të Bullgarisë Perëndimore. Ata që dëshirojnë do të nisen për në majën në orën..
Ditën e mërkurë , në ditën e parë të vitit të ri, moti do të mbetet i pandryshuar. Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa ditën do të jetë me diell dhe i qetë. Në lugina dhe ultësira do të ketë mjegull, me..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..