Koncesioner i aeroportit Sofja u zgjodh Konsorciumi “Sof Kënekt” me pjesëmarrjen e kompanisë franceze “Meridiam Jistërn Jurëp Investmëmts” në partneritet me operatorin e aeroportit Mënik “Flughafen Mënik”. Këtë e njoftoi ministri i transportit, i teknologjive të informacionit dhe i komunikacioneve Rosen Zheljazkov. Kontrata mund të nënshkruhet pas përfundimit të afatit 15 ditor, në të cilin kandidatët e tjerë në procedurë mund të apelojnë. Koncesioneri do të marrë aeroportin Sofja për 35 vjet. Kompania duhet të ndërtojë një terminal të ri të tretë deri në përfundimin e vitit të dhjetë të koncesionit dhe të zgjerojë terminalin e dytë ekzistues.
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve..