Në Sofje u hap një Qendër për shërbime të përbashkëta të Bankës Botërore. Në ceremoni kryeministri Bojko Borisov e falënderoi bullgaren Kristalina Georgieva për këtë se përmes punës së vet në Bankën Botërore ka treguar se bullgarët meritojnë besim. Si shembull për bashkëpunimin e mirë Borisovi vuri në dukje koncesionin e Aeroportit të Sofjes, në të cilin Banka Botërore qe konsulent. Duke theksuar se do të zhvillohet ndërtimi i njërit prej korridoreve më të rëndësishme-Sofje-Shkup-Tiranë, kryeministri i uroi Bankës Botërore jo vetëm të financojë nismën, por dhe të vërejë të gjithë procesin, sepse ai është gjeostrategjik dhe do t'i japë një shtytje të fuqishme zhvillimin të regjionit.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..