Në një deklaratë posaçërisht për mediat presidenti Rumen Radev sqaroi motivet e veta për veton mbi Ligjin për ratifikimin e kontratës për blerjen e aeroplanëve F-16. Në të ai tha, se “blerja e gjuajtësve është një hap i shumëpritur dhe i domosdoshëm për modernizimin e Forcave Ushtarako Ajrore të Bullgarisë dhe për rritjen e aftësisë mbrojtëse të vendit. Mirëpo, ai nuk mund të bëhet në llogari të interesave të shtetasve bullgarë, dinjitetit dhe sovranitetit të Bullgarisë” tha presidenti. Ai vuri në dukje, se është i domosdoshëm një diskutim i ri në parlament, i cili të japë përgjigje të saktë se si janë të mbrojtur interesat bullgare përsa i përket çmimit të blerjes – 1.1 miliard euro pa Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me 100 për qind paradhënie me afat të furnizimit të aeroplanëve jo më herët se sa 4-5 vitesh, shpenzime të fshehura dhe të pacaktuara, të cilat Bullgaria do të paguajë më vonë. Sot Komisioni parlamentar i mbrojtjes hodhi poshtë veton e presidentit mbi ratifikimin e kontratës për gjuajtësit amerikanë. Kundër vetos votuan deputetët e partisë GERB, të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri dhe të VMRO-së.
Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..
Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e..