Një ditë pasi presidenti Rumen Radev i vuri veto Ligjit për ratifikimin e katër marrëveshjeve me ShBA-në për blerjen e 8 avionëve F-16 Block 70, Komisioni Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë e hodhi poshtë veton. Kjo u bë me votat e dy partive qeverisëse – GERB dhe VMRO dhe me ato të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Nuk mund të presim se të premten gjatë votimit të vetos në sallën plenare mund të ketë ndonjë rezultat tjetër, sepse ligji i diskutueshëm ishte miratuar në Kuvend nga po këto forca politike.
Pavarësisht nga kjo kreu i shtetit e konsideroi të nevojshme të bëjë një deklaratë zyrtare mbrëmë, duke shpjeguar argumentet e tij: çmimi për avionët është tepër i lartë, pajisja dhe armatimi i avionëve nuk janë të kënaqshëm; vendimi përpagesën e njëhershme mund të pengojë realizimin e projekteve të tjera për modernizimin e forvace tokësore. Ruman Radev, i cili përveç se është president është gjithashtu komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, pohon se në marrëveshjen e arritur nga qeveria ka "shpenzime të fshehura dhe të papërcaktuara, të cilat Bullgaria duhet t’i paguajë më vonë sa u përket infrastrukturës, armatimit, pajisjes, trajnimit, shërbimeve, tatimeve dhe taksave”. Qeveritarët nuk mohojnë se do të ketë shpenzime të tilla suplementare, por sipas tyre në raste të tilla ato janë një praktikë e zakonshme dhe për to është marrë vendimi i nevojshëm politik.Po kështu politik është dhe argumenti i presidentit se blerja e F-16 "nuk mund të bëhet në kundërshtim me interesat e qytetarëve bullgarë dhe me dinjitetin dhe sovranitetin e Bullgarisë".
Vendosmëria, me të cilën presidenti e kundërshton marrëveshjen, tregon se në se Kuvendi e hedh poshtë veton e tij, siç pritet, atëherë ai mund të vërë akoma një veto dhe të pengojë Ligjin për aktualizimin e buxhetit shtetëror, me të cilin qeveritarët siguruan mjete monetare për pagimin e avionëve. Ndoshta edhe këtë veto do ta hedhin poshtë, por ajo mund të vështirësojë respektimin e afateve kohore për pagimin e avionëve, sepse parat duhet të paguhen deri më 5 shtator. Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov komentoi se shkelja e afateve mund të rritë çmimin e avionëve dhe mund të sjellë kushte jo të favorshme sepse ndoshta do të duhet të lidhet marrëveshje e re.
Këto mosmarrëveshje të lidhura me avionët luftarakë vijnë në sfondin e një tabloje të pazakonshme politike në vend. Kundër ratifikimit të marrëveshjes janë jo vetëm opozitarët nga “Volja”, por edhe “Ataka” dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (dy partitë e fundit janë pjesë e koalicionit “Patriotët e Bashkuar”, që e përkrah qeverinë e kryeministrit Bojko Borisov). Nga “Ataka” komentuan se në lidhje me çështjen e avionëve po formohet një koalicion “ekzotik” – ndërmjet partive në qeveri – GERB dhe VMRO, nga njëra anë, dhe Lëvizjes opozitare për të Drejtat dhe Liritë, nga ana tjetër. Përfaqësuesit e “Volja” nënvizuan se “një vit e gjysmë para zgjedhjeve të tjera parlamentare në Bullgari tashmë ekziston një koalicion i ri”.
Një ditë para votimit të vetos së presidentit mosmarrëveshjet në koalicionin e Patriotëve të Bashkuar arritën kulmin e tyre dhe pjesëmarrësit e tij nuk arritën të zhvillojnë Këshillin e jashtëzakonshëm të koalicionit. Lideri i VMRO Krasimir Karakaçanov deklaroi se “Patriotët e Bashkuar” tashmë nuk ekzistojnë, kurse lideri i partisë “Ataka” Volen Siderov i bëri thirrje kryeministrit Borisov të tregojë interes për këtë çështje, sepse në fakt prishja e koalicionit që e përkrah kabinetin, mund të sjellë krizë në qeverisje. Tani për tani nuk është e qartë në se mendimi i kryeministrit për krizë në qeveri përkon me atë të Volen Siderovit. Tronditjet e fundit rreth avionëve luftarakë për herë të radhës pohojnë se për çështjet kryesore me ndihmën e Lëvizjes për të Drejta dhe Liritë, kabineti “Borisov 3” i siguron vetes përkrahjen e nevojshme, bile pa votat e partive “Ataka” dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë. Një pohim për këtë është refuzimi kategorik i kritikës së presidentit, i cili ishte publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes menjëherë pas fjalimit të djeshëm të Rumen Radevit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..