Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov prezantoi para Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim për Çështjet Etnike dhe të Integrimit pranë Këshillit të Ministrave “Konceptin e ri për Ndryshimin e Politikës së Integrimit të Komunitetit të Romëve në Bullgari”. Dokumenti ka tri prioritete kryesore: ndërlidhja e të gjitha pagesave sociale për romët me detyrën që fëmijët në familje të frekuentojnë shkollë, rrëzimi i getove të paligjshme të romëve dhe parandalimi i tensioneve etnike në vend.
“Tashmë shumë vite me radhë shihet qartë se integrimi i këtij komuniteti në fakt nuk funksionon, sepse nuk ka rezultate të arritura” – tha Zëvendëskryeministri Karakaçanov. “Analfabetizmi ndër fëmijët dhe përqindja e fëmijëve , të cilët nuk shkojnë në shkollë janë duke u rritur. Situata kriminale në rajonet ku jetojnë shumë romë dhe ku ka geto të paligjshme është alarmante. Mendoj se është gabuar filozofia dhe në përgjithësi ideja për integrimin e romëve. Sepse deri tani të gjitha masat e ndërmarra me ndërmjetësinë e organizatave joqeveritare nuk çojnë deri në integrimin e këtij komuniteti me anë të arsimit, nuk çojnë deri në integrimin e tyre në tregun e punës, ata nuk kujdesen për fëmijët e tyre siç duhet, nuk i detyrojnë të frekuentojnë shkollë, të arsimohen dhe kështu të gjejnë më lehtë punë të përshtatshme. Këtu jemi në një rreth vicioz – të lindurit në geto mbeten tërë jetën e tyre atje dhe nuk mund të dalin – sepse s’kanë arsim, s’kanë kualifikim të përshtatëm për punë dhe kështu bëhen autsajderë në tregun e punës. Kjo do të thotë margjinalizim të skajshëm, një rreth të mbyllur vicioz.
Në sallë ishin shprehur mendimet e përfaqësuesve të sektorit joqeveritar. Disa prej tyre ishin dakord me këtë se ka nevojë për filozofi të re për integrimin e komunitetit të romëve, por kritikët ishin më shumë.
“Ju vazhdoni të flitni për kriminalitet, por nuk ka kriminalitet të romëve, zoti Karakaçanov, ka kriminalitet në Bullgari” – tha Asen Kolev nga “Informa” nga qyteti Asenovgrad. “Më shumë se 90% prej njerëzve punojnë – atëherë kur kanë mundësi. Po, është pikërisht kështu. Integrimi është një proces i dyanshëm. Integrimi do të thotë që romët të integrohen, por edhe bullgarët ta pranojnë dëshirën e tyre”.
Georgi Bahov nga fondacioni “Integrimi i Romëve” komentoi:
“Pse ka njerëz të varfër? Po të shkoj tek një punëdhënës dhe ai më shikon se jam rom, ai do të më thotë “mirë do të të telefonoj”, dhe vetëm kaq. S’ka punë për romët. Puna e vetme për ne është pastrimi i rrugëve, sepse atje bullgarët nuk dëshirojnë të punojnë.”
“Koncepti juaj nuk është i drejtë për Bullgarinë – është e mendimit Marija Stoimenova nga fondacioni “Gulçay”. Nuk mund të flasim për bullgarë dhe për romë. Ne, ciganët jemi pjesë e shoqërisë bullgare”.
Koncepti i propozuar nuk duhet të votohet nga Këshilli Kombëtar dhe do të parashtrohet në qeveri si një projekt-dokument për ndryshimin e Strategjisë së Integrimit të Romëve, i cili duhet të miratohet në Kuvend gjatë vitit 2020. Në përfundim Krasimir Karakaçanov deklaroi:
“Duke dëgjuar mendimet e shprehura në sallë , më duket sikur nuk jetojmë në të njëjtin shtet. Gjashtë muaj ky dokument diskutohet publikisht. Akoma në fillim deklaruam se jemi të hapur dhe do t’i diskutojmë të gjitha sugjerimet. Por nuk mund të flasim se ky problem nuk ekziston, apo se problemi është duke u zgjidhur. Kjo do të thotë se nuk e pranojmë realitetin. Le të mos flasim me klishe, sepse siç tashmë u bë e qartë klishetë nuk na ndihmojnë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..