Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtatë Shenjtorët me kontribut për lulëzimin e shkrimit dhe kulturës në Bullgari

Mozaik me Shtatë Shenjtorët në hyrjen e kishës “Shtatë Shenjtorët”, Sofje

Më 27 korrik, në ditën e Fjetjes së Shën Klementit të Ohrit, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shtatë Shenjtorët – dy vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi, krijuesit e alfabetit sllav /alfabeti glagolik/ dhe nxënësit e tyre – Klementi, Naum, Gorazd, Angelari dhe Sava. Monumenti më i vjetër, ku janë përmendur, është jetëshkrimi i parë i ruajtur i Shën Klementit, i shkruar nga Theofilakti Bullgar – Kryepeshkopi i Peshkopatës së Ohrit në fund të shekullit XI dhe në fillim të shekullit XII. Atje ai i ka quajtur “të zgjedhurit dhe korifenjtë” nga grupi i nxënësve “më të aftë”, na shpjegon prof. Svetlina Nikollova në Qendrën shkencore për mësimin e veprës së shenjtorëve Kiril dhe Metodi pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

“Klementi dhe Naumi mbeten në histori me zhvillimin e suksesshëm të veprës së Kirilit dhe Metodit në Bullgari, duke e shpëtuar nga harresa. Me përkrahjen e shtetit bullgar ata bëhen shtylla e lulëzimit të kulturës bullgare me shkrim në qendrat e Pliskës, Presllavit dhe Ohrit në fund të shekullit të IX dhe në çerekun e parë të shekullit të X. Sipas burimeve Klementi “është pasardhës i mizëve evropianë, të quajtur nga shumë njerëz bullgarë” dhe e ka pasuar Metodin që në moshën rinore. Klementi dhe Gorazdi i kanë zhvilluar debatet me kundërshtarët e shërbimeve fetare sllave pas vdekjes së Metodit. Sipas Theofilaktit, Klementi është iniciatori i mbërritjes së nxënësve në Bullgari. Princi Boris, i cili “ka ëndërruar për “burra të tillë”, i ka mirëpritur me nderime të mëdha, u ka siguruar kushte të mira jetese dhe nëpërmjet tyre është mësuar të lexojë Biblën. Nga këto troje ka filluar rruga e Klementit drejt pjesës jugperëndimore të Bullgarisë, ku ka punuar shumë vite si mësues dhe letrar. Për shkak të veprimtarisë së tij aktive dhe frytdhënëse ai e ka marrë njohjen e autoriteteve shtetërore. Naumi ka mbetur në kryeqytet deri në vitin 893, ku ka zhvilluar veprimtari letrare. Kur e kanë shpallur Klementin peshkop të parë, Naumi, i cili ka qenë prift, e ka zërë vendin e tij si mësues për rreth 7 vjet, pas së cilës është bërë murg. Në bregun e Liqenit të Ohrit ai e ka ndërtuar manastirin “Shën Kryeengjëlli Mihail”, i cili sot  quhet “Shën Naumi”, ku ka vdekur më 23 dhjetor 910. Pikturë në mur e Shtatë Shenjtorëve në manastirin “Shën Naum” afër OhritGorazdi ka qenë në vend të parë ndër nxënësit e Metodit. Që para se të vdesë, Metodi e ka shpallur si trashëgimtar i tij për shkak të aftësive të tij. Në Librin e Mbretit Boril (1207-1218) nga viti 1211, njoftohet për veprimtarinë letrare të Savës. Angelari ka vdekur pak pas mbërritjes së tij në Bullgari.”

Nuk ka të dhëna se kur ka lindur admirimi i gjithanshëm ndaj Shtatë Shenjtorëve. Për kultet ndaj Shën Kirilit, Shën Metodit, Shën Klementit, Shën Naumit, gjykojmë nga veprat e shkruara për datat e fjetjes së tyre gjatë shekujve IX-X. Supozohet se Gorazdi gjithashtu është shpallur shenjtor (sipas një kalendari nga shekulli XIV nga Polonia Jugore ai nderohet më 17 korrik). Ka supozime se data e përbashkët e festimit të tyre është caktuar në fillim të shekullit XVIII. Shfaqja e këtij kulti ka të bëjë me Kryepeshkopin e Ohrit Joasaf (1719-1749), i cili ka kontribuuar për nderimin e Shën Klementit dhe të Shën Naumit nëpërmjet një shtypshkronje në qytetin e tij të lindjes Moshopol (sot Voskopojë, Shqipëri Jugore), në të cilën ka shtypur vepra kushtuar atyre. Për respektin ndaj Shtatë Shenjtorëve dëshmon dhe “Shërbimi i Apostujve të Shenjtë dhe Shtatë Iluministëve të Bullgarisë dhe Dalmacisë”, ku nënvizohet lidhja e tyre me Bullgarinë. Që në vitin 1612 daton dhe pamja më e hershme e Shtatë Shenjtorëve, e cila është në kishën “Shën Mëria” të Manastirit Slimniçki te Liqeni i Prespës.Pikturë në mur e Shtatë Shenjtorëve në Manastirin e Ardenicës, Shqipëri

“Vepra e krijuesve të shkrimit sllav Kiril dhe Metodi ndryshon konfigurimin e kulturës me shkrim të kontinentit – na shpjegon prof. Nikollova. – Para tyre gjuhët zyrtare sllave kanë qenë latinishtja dhe greqishtja. Dy vëllezërit kanë krijuar një sistem të ri me shkrim, të bazuar te gjuha e folur e bullgarëve nga rajoni i Selanikut. Ata kanë përkthyer libra teologjikë, me ndihmën e të cilëve bullgarët janë njohur me krishterimin, ndërsa kjo ka kontribuuar për përfshirjen tonë në familjen e popujve të krishterë evropianë. Përpjekjet e Kirilit dhe Metodit për ta përhapur shkrimin dhe kulturën e re nuk kanë qenë të zbrazëta. Mësuesit e tyre e kanë arritur këtë qëllim në Bullgari nën mbrojtjen e udhëheqësve bullgarë. Sot alfabeti cirilik është alfabeti i tretë zyrtar që përdoret në Bashkimin Evropian dhe kjo është rëndësia më e madhe e veprës së Shtatë Shenjtorëve për Evropën.”
Foto:bg.wikipedia.org

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD