Rreth të gjitha fermave për rritje derrash në Bullgari po krijohen zona karantine prej 20 kilometrash. Atje është ndaluar rritja e derrave shtëpiake dhe do të forcohet kontrolli mbi lëvizjen e kafshëve, vendosi Këshilli Epizootik. Në të gjitha thertoret për derra do të punohet vetëm në prani të veterinarit dhe të policisë ushtarake, tha Ministrja e Bujqësisë Desisllava Taneva. Masat aplikohen menjëherë. Shteti do t’i kompensojë pronarët e të gjithë kafshëve të eutanizuara dhe do të presë rimëkëmbje të shpenzimeve nga BE-ja. Zëvendëskryeministri Tomosllav Donçev u bëri thirrje bullgarëve për t’i përkrahur autoritetet, ndërsa mishi i kafshëve të therura shtëpiake të përpunohet në mënyrë termike dhe të mos ruhet në frigoriferë.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..