Kryetarët e parlamenteve të Bullgarisë dhe të Qipros – Cveta Karajançeva dhe Dhimitris Siluris, shqyrtuan në Sofje bashkëpunimin dypalësh. Zonja Jançeva komentoi se të dyja vendet mund të ofrojnë një produkt të përbashkët turistik. Sipas fjalëve të saj bashkësia bullgare në ishull dhe studentët e Qipros në Bullgari janë një urë mes dy vendeve tona. Siluris shprehu mirënjohjen e vet se pas ndarjes së Qipros Bullgaria u ka dhënë punë mijëra qipriotëve. Fakti se sot Qiproja u jep mundësi për punësim shtetasve bullgarë është shpërblimi më i vogël për ndihmën e dhënë bullgare në të kaluarën, shtoi mysafiri.
Kryetari i parlamentit të Qipros Dhimitris Siluris u takua me presidentin Rumen Radev, i cili e falënderoi për këtë se shteti i tij ishte ndër shtetet e para anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat ratifikuan aderimin e Bullgarisë dhe hapën tregun e vet të punës për punëtorët bullgarë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..