Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rritet fitimi i bankave bullgare gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019

Foto: arkiv

Fitimi i bankave bullgare po vazhdon të rritet. Në mes të vitit fitimi në sektor është 469 mln euro, ose 14,6% më shumë në krahasim me vitin e kaluar, vë në dukje Banka Popullore Bullgare. Niveli i kredive të këqija po pakësohet. Në fund të qershorit përqindja e tyre është 7.2 kundrejt 7.4 gjatë tremujorit të parë të vitit 2019. Gjithsej kreditë janë mbi 32 mlrd. Po vëzhgohet rritje e huave edhe të familjeve, edhe të biznesit. Banka Popullore Bullgare po paralajmëron se oreksi për kreditë është i madh, por trezorët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të mos ndërmarrin risk serioz. Si një tregues pozitiv konsiderohet rritja e letrave me vlerë të borxhit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Agra 2025” takon shkencën me praktikën në Panairin Ndërkombëtar në Plovdiv

Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..

botuar më 25-02-18 5.45.PD
Pamje nga fshati Shiroka Llëka (Bullgaria Jugore)

Parashikimi i motit për 18 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..

botuar më 25-02-17 7.40.MD

Aeroporti i Sofjes do të mbajë emrin e Apostullit të Lirisë – Vasill Levski

Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..

botuar më 25-02-17 6.23.MD