Pas 53 vitesh në Dojran të Maqedonisë së Veriut përsëri u ngrit monumenti 7 metrash i kolonelit Konstantin Kavarnaliev. Monumenti i heroit bullgar nga Lufta Ballkanike u hodh në erë nga autoritetet jugosllave në vitin 1966. Kryeministrat e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut Bojko Borisov dhe Zoran Zaev vunë kurora edhe para varrit të Goce Dellçevit. Komisioni i Përzier për Traktatin e Fqinjësisë së Mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të punojë pa ndërprerje për gjetjen e kompromisit për personalitetin e Goce Dellçevit, bënë thirrje ata gjatë festimit të përvjetorit të dytë të nënshkrimit të Traktatit. Historianët duhet të arrijnë një formulim të pranueshëm edhe për të dyja palat sa i përket personalitetit të Goce Dellçevit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..