Fshati Gela në malin Rodope i takon përsëri muzikantët popullorë që i bien kaba-gajdes. Sipas traditës gara zhvillohet në krahinën Livadhet e Ilindenit të shtunën e parë të muajit gusht. Çdo vit atje mbërrijnë njerëz nga mbarë Bullgaria. Vizituesit e ngjarjes gjithmonë janë jo më pak se 8000, ndërsa kohët e fundit numri i tyre arrin deri më 13 000. Festivali po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh dhe shndërrohet në një forum ndërkombëtar. Gjatë viteve janë regjistruar interpretues të huaj nga Japonia, Holanda, Hungaria, Franca, Britania e Madhe dhe Skocia. Gajdexhiu më i vogël i cili ka marrë pjesë në garë është 5 vjeçar, ndërsa ai më i moshuar – 85 vjeçar. Qëllimi i aktivitetit është që ta popullarizojë folklorin autentik të Rodopeve. Edhe sivjet në programin e festivalit marrin pjesë grupe këngëtarësh dhe instrumentistësh, grupe të cilat i prezantojnë zakonet tona popullore dhe interpretues individualë. Për humorin e mirë kontribuojnë dhe garat ndër valltarët amatorë, ekspozitat, demonstrimet e zanateve dhe lojërat folklorike.
Edicioni i tretë i festës së samardallës do të zhvillohet më 3 maj në sheshin qendror të qytetit Nova Zagora. Bima aromatike, karakteristike për Bullgarinë Juglindore, përdoret si erëz dhe mblidhet në kulmin e lulëzimit gjatë muajit maj, kur përmbajtja..
Në fund të shekullit XIX, piktori dhe folkloristi çek Ludvík Kuba ndërmerr një udhëtim në trojet tona për të studiuar trashëgiminë bullgare të këngëve. Pasi regjistron meloditë e dëgjuara, ai i kushton një vëllim të tërë Bullgarisë në serinë e tij..
Në traditën popullore bullgare, E Diela e Dafinave (Cvetnica) dhe Dita e Llazarit (Llazarovden) janë festa të ndërlidhura. Që nga Dita e Llazarit, vajzat përgatiten për ritualin e quajtur "kumiçenje", i cili zhvillohet në mëngjesin e Ditës së..
Ansambli përfaqësues i vallëzimit “Orfeu”, pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin bullgar Kërxhali, do të përfaqësojë qytetin e Rodopeve dhe Bullgarinë në..