55% prej bullgarëve besojnë në BE, kurse 59% kanë qëndrim pozitiv për të ardhmen e komunitetit evropian. Në të njëjtën kohë 52% e bullgarëve janë dakord me pohimin “ndihem qytetar i Bashkimit Evropian”, derisa 46% deklarojnë në këtë lidhje “absolutisht jo” (ky është rezultati më i ulët i regjistruar në të gjitha vendet evropiane). Bashkë me kroatët, bullgarët deklarojnë përkrahje më të ulët për monedhën e përbashkët – euroja – 20%. Rezultate të tilla tregon studimi i Eurobarometër i zhvilluar pas zgjedhjeve në 28 shtetet anëtare dhe 5 vendet kandidate për anëtarësi në BE. Besimi sa u përket të gjitha veprimtarive të BE-së është është më i larti për 5 vitet e fundit.
Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..
Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..
Kuvendi Popullor e hodhi poshtë propozimin e “Ka një popull të tillë” për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve me ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen lokale...
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..