Avionët gjuajtës F-16 të blerë nga Bullgaria i kanë të gjitha aftësitë e domosdoshme luftarake, tha John Robinson – drejtori i kompanisë prodhuese “Lockheed Martin”. Ata disponojnë me armatim të mjaftueshëm ajër-ajër dhe ajër-tokë dhe janë plotësisht të ndërveprueshëm me forcat e NATO-së, shpjegoi Robinson. Marrëveshja është për 1,256 mlrd. dollarë. Avioni i parë do të jetë gati gjatë dhjetorit të 2022-ës. Pas blerjes së 8 avionëve të parë, Bullgaria mund të blejë akoma 8 të tjerë me çmime më të favorshme, sepse vendi ynë tashmë do ta ketë në dispozicion pajisjen e domosdoshme. Për bashkëpunimin institucional nga kompania deklaruan se në Bullgari mund të prodhohen avionë pa pilotë, por akoma nuk janë sqaruar parametrat e bashkëpunimit të ardhshëm.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..