Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampionati kombëtar për ngasje të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë do të zhvillohet në Sofje

Paralelisht “Gran Pri Sofja” 2019 - rrethi i III nga Kampionati Kombëtar i Automobilizmit në itinerar të mbyllur/17-18 gusht/ përpara stadiumit “Gjeorgji Asparuhov” në Sofje do të zhvillohet kampionati Kombëtar  “Ngasja e sigurt” për fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën 18 vjeçe. Gara jep mundësi për drejtim praktik të karteve (karting) dhe automobilave, si dhe për përmirësimin e dijeve mbi rregulloren e lëvizjes nëpër rrugë.

Kam qenë dëshmitar i faktit sesi fëmijë, i cili ka kaluar një farë kohe në kart, në pistën për garën karting, fillon të ketë kontroll në situata kritike si draft, rrëshqitje e të ngjashme. Kur këto reflekse fitohen në moshën deri më 14-15 vjeç, ato mbeten përgjithmonë, po kështu si tek ngasja e biçikletës. Si rrjedhojë ky fëmijë bëhet një pjesëmarrës në lëvizje, që nuk krijon situata të rrezikshme – sqaron Rosen Daskallov menaxher i “Sofia Car Motorsport”.Prandaj, bashkë me federatën bullgare të kartingut propozojmë aplikimin e orës së sigurisë së lëvizjes në shkollë. Vetëm Finlanda ka një sistem të tillë të aplikuar – fëmijët përvetësojnë këto dijeni akoma si të vegjël dhe pasi përfundojnë arsimin e vet, ata janë dhe shoferë. Duke ndjekur këtë model, e krijuam Kampionatin Kombëtar – një ngjarje për fëmijët dhe të rinjtë, i cili u zhvillua në kuadrin e “Pistës Ruse”-2019. Pjesëmarrësit drejtuan karte në praninë e instruktorit. Kishte pika dënuese, zgjidhnin fletë me pyetje dhe pas kësaj i klasifikuam dhe i dekoruam baras me pilotët profesionalë, të cilët marrin pjesë në “Grand Prix – Ruse.”

Krijimi i mjedisit garues, vetëm mund t’i motivojë fëmijët që të merren me ngasje të sigurt dhe të jenë pjesëmarrës përgjegjës në qarkullim, është kategorik Rosen Daskallov. Prandaj përveç qendrave në qytetet më të mëdha, do të krijohen dhe të tilla mobile, të cilat të shkojnë nëpër vendet më të vogla të populluara, që të mund të paktën dy herë në vit të zhvillohet gara të ngasjes së sigurt në të gjitha krahinat e vendit. Një pjesë nga fushata është dhe “Misioni zero” i cili tanimë po jep rezultate konkrete në disa shtete:

“Po luftojmë që numri i viktimave në rrugë të ulet deri në zero – sqaron Rusllan Bazhdekov nga Instituti i Sigurisë Rrugore. Mbi këtë sistem po punojnë shumë shtete nga Bashkimi Evropian, por aty është bërë përmes një presioni të fort shoqëror, me fjalë të tjera, vetë shoqëria e ndien nevojën e masave dhe pak nga pak i detyron drejtuesit t’i ndërmarrin. Aty çdo një kilometër nga rrjeti rrugor studiohet nga organizatat joqeveritare, si dhe nga përfaqësuesit e qeverisë. Për vitin e kaluar Finlanda ka një të vrarë në aksident rrugor dhe ai ka qenë njeri i huaj. Shikoni vetë se “Misioni zero” jep rezultat. Në Suedi viktimat janë nën dhjetë, kurse në Britaninë e Madhe janë disa dhjetëra. Për nga numri i të vrarëve në rrugë Bullgaria është në vendin e parë në Bashkimin Evropian, madje e kemi kaluar dhe Rumaninë. Që të mund të arrihet “Misioni zero”, duhet të ndreqen dhe të rregullohen rrugët dhe shenjat tek ne, sepse mjedisi rrugor është gjëja më e rëndësishme. Në shtetet në të cilat ka “Mision zero” çdo një incident i rëndë ose i mesëm kontrollohet dhe llogaritet se kush e mban përgjegjësinë. Nëse autoservisi me riparimin e vet të dobët ka shkaktuar aksidenti, ai e merr sanksionin. Në qoftë se shkaku janë kushtet rrugore, atëherë përgjegjësia mbahet nga shteti. Por, në qoftë se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, atëherë kërkohet përgjegjësia e shkollës, e cila e ka përgatitur shoferin përkatës.”

“Përvetëso Rrugën” është edhe një iniciativë tjetër e fushatës për ngasje të sigurt. Drejtuesit e automjeteve, të cilët tanimë kanë certifikatë për drejtim, do të kenë mundësi t’i përsosin dijet e veta pas timonit me një aftësim në fushën e ngasjes së sigurt, të zhvilluar prej instruktorëve profesionalistë. Do të njihen me rregullat kryesore për sjellje në rrugë, ligjet fizike, kurse në ushtrimet praktike do të vihen në situata të rrezikshme të krijuara artificialisht. Pika kulmuese e fushatës do të jetë një “draft” i organizuar nga pilotët profesionalë nga “Mirafiori team”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Пловдив

Qyteti i dytë më i madh bullgar tërheq gjithnjë e më shumë studentë të huaj

3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë - 2577. Ata janë nga 68 shtete, ku më së shumti vijnë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe..

botuar më 25-06-09 5.10.PD

"Çaji Bimor i Stranxhës" u bë produkt i mbrojtur në BE

Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori 2025, çajit unik bullgar i është dhënë statusi i Emërtimit të Mbrojtur të Origjinës. Ai prodhohet nga..

botuar më 25-06-08 5.15.PD
Prezantimi i anketës sociologjike në Këshillin e Mediave Elektronike

Dëgjuesit presin nga Radioja Kombëtare Bullgare më shumë lajme, muzikë dhe informacion të dobishëm

Lajmet dhe koncertet e transmetuara nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) janë më të dëgjuarat nga auditori. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i "Alfa Research" i porositur nga Këshilli i Mediave Elektronike që eksploron misionin publik të BNR-së..

botuar më 25-06-06 5.03.MD