Kryeministri po ndodhet në Turkmenistan, ku merr pjesë në Forumin e parë Ekonomik Kaspik. Borisovi do të bisedojë me homologun e tij Dmitrij Medvedev për transitin e gazit turkmen për Bullgarinë përmes territorit rus. Sipas Borisovit nuk është e mundshme që të përdoret kapaciteti i plotë i qendrës shpërndarëse të gazit “Ballkan” (e cila akoma ndodhet në fazë planifikimi) pa gazsjellësit rusë. Turkmenistani është vendi i tretë në botë për nga rezervat e gazit dhe naftës , por për arsye ekologjike në Detin Kaspik nuk mund të ndërtohen gazsjellës. Për këtë arsye do të kërkohen mundësi për përdorimin e shërbimeve të palave të treta për furnizimin e gazit nga Turkmenistani deri në qendrën e shpërndarjes së gazit “Ballkan”. Në forum Bullgaria dhe Turkmenistani nënshkruan 4 marrëveshje për bashkëpunim në përputhje të të cilave në Sofje dhe në Ashgabad të dy vendet do të hapin përfaqësi të tyre tregtare.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..
Komisioneri Evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundim të Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Pas takimit me ministrin e drejtësisë, Georgi Georgiev, ai tha para mediave se përbërja dhe..
Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniil kreu një lutje në hapjen e edicionit jubilar të Javës së Pyllit, njoftoi Patriarkana Bullgare në faqen e saj të internetit. Lutja u shërbeu në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të..