Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka biseduar me homologun e tij rus Dmitrij Medvedev

| rinovuar më 19-08-12 5.25.MD
Foto: BGNES

Kryeministri bullgar Bojko Borisov bisedoi me homologun e tij rus Dmitrij Medvedev gjatë kohës së Forumit Ekonomik Kaspik në Turkmenistan. Medvedev ka nënvizuar nevojën për integrimin e dy rajoneve – atij të Detit Kaspik dhe atij të Detit të Zi. Bullgaria ndodhet në anën tjetër të Detit të Zi dhe është porta hyrëse në kontinentin evropian – i është përgjigjur Bojko Borisov

“Zakonsiht diskutojmë temën për gazin natyror, por kini parasysh se marrëdhëniet tregtare, transporti rrugor, hekurudhor dhe detar dhe qendrat ekzistuese në Bullgari dhe në Rusi në veri të Detit Kaspik kanë perspektiva të madha, ka nënvizuar Borisovi. Deti i Zi duhet të mbetet deti i paqes, tregtisë, lidhjeve të transportit dhe interkonektorëve, ka bërë thirrje kryeministri bullgar”.

Ndër temat e shqyrtuara në takimin mes Borisovit dhe Medvedevit ka qenë dhe ajo për mundësinë për realizimin e projektit “Centrali Atomik Belene” në sfondin e kushteve të shpallura nga pala bullgare.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

I shprehim mirënjohjen tonë mjekëve bullgarë në Ditën Botërore të Shëndetësisë

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë në Bullgari, njoftoi BTA. "Ju jeni njerëzit që çdo ditë, me profesionalizëm dhe..

rinovuar më 25-04-07 10.14.PD

Protesta në Sofje, për shkak të luftës në rrugë

Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit biseduan me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev..

botuar më 25-04-07 10.06.PD

40% e bullgarëve do të dhuronin organet e tyre pas vdekjes

Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk ​​e miratojnë dhe 20% nuk ​​mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..

botuar më 25-04-05 2.05.MD