Maqedonia e Veriut është marrësja më e madhe e ndihmës për zhvillim nga Bullgaria. Gjatë vitit 2019 Bullgaria i ka dhënë shtetit fqinjë mbi 500 000 euro, tha ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. Ajo inauguroi në Strumica një qendër të re sociale, të financuar nga Sofja me 138 000 euro. Bullgaria po ndërton po kështu qendër për diagnostikim të hershëm të autizmit në Ohër, rindërton ura, shkollë dhe objekte sportive. Si shumë të rëndësishëm Zaharieva vuri në dukje dhe projektin për bashkëpunim të medieve midis të dyja vendeve fqinje kundër gjuhës së urrejtjes. Deri në muajin tetor Shkupi duhet të tregojë rezultate të lidhura me aferën e korrupsionit “Reket”, e cila tronditi shoqërinë maqedonase, që të mund të marrë ftesë për bisedime me Bashkimin Evropian, rekomandoi Zaharieva.
Mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe synimi..
Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një deklaratë e ministrit të brendshëm Atanas Illkov. Nikollaj u zhduk më 17 dhjetor – sipas nënës..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..