Në ditët e nxehta të gushtit arinjtë Berna dhe Kostadin në Qendrën për Mbrojtje të Natyrës dhe Kafshëve në Dobriç (Bullgari Verilindore) freskohen me akullore prej frutash. Ajo përgatitet në një bidon prej dhjetë litrash, ku vendoset pak ujë, rrush, pjesëza prej molle, kumbullash, dardhe dhe mjaltë.
Qendra për Mbrojtje të Natyrës dhe Kafshëve është ndërtuar sipas një projekti bullgaro-zviceran. Ndër bimësinë e pasur në një sipërfaqe prej 160 dynymësh rriten mbi 300 kafshë të 65 llojeve. Ky kopshti zoologjik është i pari me licencë në Bullgari.
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..