Milioneri amerikan nga shteti Teksas është mecen i kryeqytetit të vjetër Veliko Tërnovo. Më shumë se 10 vjet Edmënd Bek blen godina-monumente të kulturës në kryeqytetin historik dhe shpirtëror të Bullgarisë dhe i ringjall. Krenaria e ish-pilotit 85 vjeçar, veteran nga Lufta në Vietnam, është hani “Haxhi Nikoli” në Çarshinë Samovodska në Veliko Tërnovo. Godina e ndërtuar nga ndërtuesi i njohur Koljo Fiçeto në vitin 1858 për tregtarin dhe luftëtarin për pavarësinë kishtare bullgare Haxhi Nikoli është me statusin e monumentit kombëtar të kulturës. Fillon dhe rimëkëmbja e hotelit të parë bullgar pas Çlirimit “Mbreti Boris”, i cili është vlerë kulturore me rëndësi vendase. Deri tani Bek ka investuar 2 mln euro në rimëkëmbjen e ndërtesave-emblema të Veliko Tërnovos.
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..