Ansambli bullgar i gjimnastikës ritmike fitoi në Çallënxh Kupën Botërore në Minsk medalje të arta në kombinimin e përzier me 3 rrethe dhe dy palë shkopinj, si dhe medalje të bronzta në vallen me 5 topa. Përpara kësaj bullgaret fituan argjend në shumëgarësh. Në këtë mënyrë ansambli kombëtar i Bullgarisë përfundoi prezantimin e vet në Bjellorusi me një komplet të plotë medaljesh. Në garën individuale Borjana Kalejn mbeti në vendin e 4 në finalet me top.
Tervell Zamfirov u bë kampioni i botës te të rinjtë në sllallomin gjigant paralel të snowboardit. Kjo është medalja e dytë për Bullgarinë pas argjendit të motrës së tij Malena . Në finalen e kampionatit në Zakopane (Poloni), Tervell Zamfirov mposhti..
Pesëmbëdhjetë vjeçarja Malena Zamfirova fitoi vendin e dytë në garën paralele të sllallomit gjigant në Kupën e Botës Snowboard në Krinica, Poloni. Snowboardistja bullgare mori pjesë për herë të parë në një garë të Kupës së Botës pasi kapërceu..
Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në Këshillin e Ministrave mes kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh,..