Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Vlerësojmë lartë iniciativat e mbretit të Jordanisë për luftën me terrorizmin

Zotërinjtë Bojko Borisov dhe Al-Safadi
Foto: BTA

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov pati takim me ministrin e punëve të jashtme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë Ajman Al-Safadi (Ayman Safadi), njoftuan nga qendra qeveritare e shtypit. Gjatë bisedimeve kryeministri Birisov theksoi, se Jordania është partnere e rëndësishme e Bullgarisë në regjionin e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut. Në qendrën e vëmendjes së bisedimeve ishte Procesi “Akbar” iniciuar nga mbreti i Jordanisë Abdula II në vitin 2015 për konsolidimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe regjional kundër rreziqeve të terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kryeministri Borisov theksoi se Bullgaria vlerëson lartë nismat e mbretit të Jordanisë për luftimin e terrorizmit, pjesë e rëndësishme e të cilave janë takimet e Procesit “Akbar”. Kryeministri bullgar shtoi se jemi gati të diskutojmë format e mundshme të bashkëpunimit në Procesin “Akbar” në kuadrin e formateve të tjera si për shembull Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ose Procesi i Berlinit. Borisov dhe Al-Safadi shqyrtuan edhe çështjet për stimulimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare dhe të investimeve. I përbashkët ishte qëndrimi për vendosjen e kontakteve më të ngushta midis bashkësive të biznesmenëve të të dyja vendeve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet që do të ndërtojnë fabrika të reja evropiane të intelektit artificial

Ndërmarrja e përbashkët evropiane e teknologjive llogaritëse me prodhimtari të lartë EuroHPC zgjodhi gjashtë fabrika të reja evropiane të inteligjencës artificiale për të forcuar lidershipin e Evropës në inovacion dhe inteligjencës artificiale...

botuar më 25-03-12 2.59.MD
Natalija Kisellova

Deputetët kërkuan publicitet të dokumenteve për kontestimin e rezultatit zgjedhor

Me 128 vota pro, Kuvendi Popullor miratoi deklaratën e paraqitur nga kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova, në të cilën u bën thirrje anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të bëjnë publike të gjitha dokumentet lidhur me çështjen kushtetuese për..

botuar më 25-03-12 2.23.MD

KQZ mori rezultatet e rinumërimit në 2204 qendra votimi

Afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kishte dhënë Shërbimit Informativ për marrjen e të dhënave përfundimtare të rillogaritura nga zgjedhjet e fundit parlamentare është përmbushur. Në orën 9 të mëngjesit ato u dërguan në KQZ...

botuar më 25-03-12 10.16.PD